Albspirit

Media/News/Publishing

Tabaku: Nuk kam qenë për një lloj proteste të ekzagjeruar

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka qenë sot e ftuara e “Këndit të ekselencës” në Vila 24 në News24 ku ka folur përveç jetës personale edhe për situatën politike.

Ajo tha se është kundër revolucioneve dhe rrëzimit të qeverisë me forcë por se protesta e opozitës dhe ngritja e çadrës në bulevard erdhi pasi opozita u la jashtë vendimmarrjes dhe nuk u mor parasysh nga maxhoranca, shkruan BW.

“Nuk kam qenë ndonjëherë për ndonjë revolucion që të marrim armët dhe të rrëzojmë qeverinë me forcë. Unë kam qenë në Dibër për zgjedhjet dhe ka qenë një situatë shqetësuese. Kur shikon kriminelë në parlament, kur droga është bërë më se e zakonshme… Sigurisht që nuk kam qenë për një lloj proteste të ekzagjeruar por kur nuk merret asgjë parasysh, vihet në këtë protestë. Si mund të rri zoti Rama në krye të qeverisë kur ka 19 kriminelë në parlament?”, tha Tabaku.

Ajo tha se qëllimi i opozitës nuk është pushteti por qeverisja. “Nuk më pëlqen fare ardhja në pushte, qëllimi i një partie është qeverisja”, tha Tabaku.

Please follow and like us: