Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet emri i gruas së arrestuar për laboratorin e drogës në Skrapar

Detaje të reja janë zbuluar nga laboratori i drogës në Skrapar. Prokuroria e Beratit ka zbardhur dhe emrat e të arrestuarve.

Në pranga kanë rënë shtetasit Muhamet Kadiu 49 vjeç dhe Edlira Lame 42 vjeçe, ndërsa ndiqen në gjendje të lirë S.K, Z.Xh 45 vjeçe dhe A.Ç 51 vjeçe.

Brenda në laborator janë gjetur bimë të mbjellja në vazo (mbi 2000 rrënjë), si edhe një sasi e madhe kanabisi i tharë. Prokuroria e Krimeve të rënda thotë se laboratori është ndër më modernët të zbuluar deri tani, për përpunimin e lëndës narkotike.

Droga ishte e mbjellë në vazo,  droga e thatë në thasë dhe një laborator përpunimi i hashashit me pajisje ajrosjeje moderne.

Operacioni është kryer nga Prokuroria në bashkëpunim me Policinë, në një zonë të thellë ndërmjet Skraparit dhe Beratit, pranë HEC-it të Vlushës.

Mësohet se zbulimi i laboratorit u bë pas hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në vazhdim të çështjes së nisur pas kapjes se 1.2 tone kanabis ne fshatin Lapan mes Beratit e Skrapa

Please follow and like us: