Bebe Rexha krahasohet me Kylie Jenner
Bebe Rexha është komentuar në rrjetet sociale për ngjashmërinë që e ka me Kylie Jenner. Këngëtarja shqiptare pas lansimit të këngës “I Got You”, është diskutuar shumë nga fansat se ajo po përngjanë shumë me yllin televiviz Kylie Jenner, veçanërisht në modelin dhe ngjyrën e flokëve. Për këtë gjë këngëtarja 27 vjeçare ka thënë për “People” se nuk ka ardhur askush ndonjëherë ta pyes drejtpërdrejtë se a është ajo Kylie Jenner, edhe pse nëpër komente i ka rastisur mjaft shpesh ta shoh një gjë të tillë. Ajo ka thënë se kjo ngjashmëri ka filluar të komentohet prej momentit kur Kylie Jenner i kishte shndërruar flokët e saj në ngjyrë të bardhe, pastaj kanë filluar ta pyesin njerëzit Beben se a dëshiron të duket si Kylie Jenner, për të cilën gjë ajo është përgjigjur se ka qenë biondinë më përpara se sa Kylie Jenner. Bebe gjithashtu ka thënë se Kylie ka shumë më shumë fansa dhe se është shumë më e njohur. “Ndonjëherë kur i shoh fotot them O Zot, a jam unë në foto apo Kylie? Por a e dini çfarë, ajo është duke u dukur e mrekullueshme, ndërkohë që unë po e bëjë thjeshtë gjënë time”, ka thënë ajo ndër të tjera. Bebe Rexha është duke punuar në projektet e radhës dhe së fundmi ka postuar foto në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet duke performuar ‘live’.