Berisha: Edi Rama po blen diplomatët
Sali Berisha ka reguar pas deklaratave të Vangjel Dules se një diplomat i huaj i propozoi atij dhe Fatmir Mediut të dalin nga çadra dhe të futen në zgjedhjet e 18 qershorit për të përfituar nga bojkoti i PD-së. bëhet fjalë për Eduart Auer, që pati një takim me aleatët e Partisë Demokratike, i shoqëruar nga ambasadorja Vlahutin dhe Mikalela Matuela
Nga çadra e protestës, ish kryeministri Sali Berisha kërkoi shkarkimin e Drejtorit për Ballkanin Perëndimor në BE, Eduard Auer, që sipas Berishës është korruptuar me paratë e drogës.
“Para 5 ose 6 ditësh erdhi një misionar i dërguar. Mblodhi parti të tjera të opozitës, sikur ta kishte dërguar Komiterni i Josif Stalinit, ndryshe nuk fliste ai.
Çfarë i tha drejtori që erdhi nga Brukseli partive opozitare?
U tha: Lëreni ta kalbim PD në çadër dhe futuni merrni ato mandate se ju erdhi radha.
Erdhi me mision të shkatërrojë opozitën.
Dy gjëra dua t’i them.
Sigurisht që ti nuk erdhe nga Komiterni, se ai ka dekada që ka përfundu në kosh plehrash.
I sigurtë jam se nuk more porosi nga Komisioni Europian, se ai është një institucion me vlera.
Por ti erdhe këtu ose si anëtar i klubit “4700 euro metri katror”, ose si anëtar i klubit të kanabisit te Edi Ramës.
Por në misionin tënd të turpshëm je treguar shumë i pamend se ata burra që takove ti atë ditë i kanë këtu anëtarët prej 56 ditësh. Dhe dëgjo tani se edhe emrin nuk ta di, por do ta them një fjalë. Nëse ata nuk do të kishin ardhur në çadër me vullnetin, karakterin, besimin te vota, Edi Rama do t’u kishte bërë atyre çdo shpërblim.
Nëse nuk do ishin në cadër Rama është i gatshëm t’u falë nga një magazinë si ajo e Përmetit me 50 milion narkoeuro.
Na kujtove kohërat e perandorisë osmane kur para se të dërgonte ushtrinë, sulltani dërgonte qeset me para.
Erdhe këtu të mbledhësh mandate.
Turp!
Largojeni nga komisioni këtë njeri. Nuk ka imunitet askush nga korrupsioni, por ky është një akt i shëmtuar. Nuk i bën nder njeriu, as komisionit, ai është peng I klubit “4700 euro metri katror” ose i klubit të kanabisit të Edi Ramës”.
DEKLARATA E VANGJEL DULES PËR OFERTEN E DREJTORIT TE KE
“Në takimet me diplomatët kryesisht kanë qenë në formën e paraqitjes së argumenteve të njohura nga ana e partive të opozitës. Kam dëgjuar dhe diçka të cilën po ta kisha dëgjuar individualisht nuk do të merrja përgjegjësinë ta thosha publikisht. Fatmirësisht isha dhe me kolegë të tjerë politikanë, ditët e fundit, që dëgjova një propozim kaq cinik që nuk e besova se e dëgjova.
Na u tha në prani të përfaqësuesve të 4-5 forcave politike që ndoshta mund të ishte një shans i mirë për ne që të përfitonim nga mospjesëmarrja e Partisë Demokratike në zgjedhje për të marrë ndonjë mandat më tepër. Nëse do të isha ‘tete a tete’ me atë bashkëbisedues nuk do të merrja përgjegjësinë ta thosha publikisht, por isha me fat se isha me të tjerë që e dëgjuan. Duhet ta keni të qartë që ka dhe nga këto mendime”
Vec Auer në takim kanë qenë edhe ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin si dhe zyrtarja e ONM-së Mikaela Matuela. Takimi është zhvilluar më 6 Prill, nga ora 17:30-18:30, dhe në të kanë marrë pjesë aleatët kryesorë të PD, Vangjel Dule, Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu. Zoti Auer ka qenë i shoqëruar nga zonjat Romana Vlahutin dhe Mikaela Matuela.
Auer ka konsumuar edhe një debat me Fatmir Mediunh i cili e quajti provokim dhe marrëzi kërkesën e diplomatit evropian. Fill pas kësaj, drejtori për Ballkanin Perëndimor, Eduard Auer ka kërkuar që përmbajtja e takimit të mbetej konfidenciale.