Berisha: Ramën duhet ta shporrim, ta qërojmë
Ish –kryeministri Berisha ka deklaruar sot se opozita duhet ta shporrë kryeministrin Rama nga zyra, pasi ai nuk ka ndër mend të japë dorëheqje.
“Të mos kemi iluzion, Rama nuk e jep dorëheqjen, duhet ta krrejmë, ta shporrim, ta qërojmë”, deklaroi ai para protestuesve në çadrën e ngritur poshtë zyrës së Ramës.
Berisha thotë se Rama nuk e jep dorëheqjen për shkak se miratoi ligjin që aministon krimet që sipas tij ai ka kryer në këto 4 vjet qeverisje. Por ai e paralajmëroi kryeministrin se nuk do të shpëtojë nga burgu.
“Pse nuk e jep dorëheqjen? Ta analizojmë, çfarë ndodhi këto dy javë. U tha ministrave ne jemi para alternativës, pushteti ose burgu ose të mbajmë pushtetin, ose na pret burgu. Atë edhe të na falenderojë se meriton më shumë se burgu. Para një jave, në një akt të paimagjinueshëm që nuk ndodh në një vend të qytetëruar, kaloi ligjin për të amnistuar politikanët për veprat që kanë kryer para këtij ligji, për veten e tij, për ministrat e tij. Të garantoj që atë ligj do ta bëjmë të paqenë që ti të shkosh në birucë. Krimet e kryera nuk e lënë të japë dorëheqjen… Të përgatitemi që të javët që vijnë të përgatitemi të shporrim Edi Ramën dhe organizatën e tij kriminale në qeveri”, deklaroi Berisha.