Albspirit

Media/News/Publishing

“Censusi”i Shqipërisë së paraluftës! Cilat ishin qytetet e fshatrat që kishin telefon, banka, kompani sigurimesh apo fabrika alkooli në vitin 1940

Në vitin 1940, kur vendi ishte në pushtimin italian, organizimi territorial ishte në 10 prefektura. Raporti i atij viti që publikohet nga “SCAN”, jep të dhëna interesante për secilën prefekturë, qytet, e fshat të vendit duke dhënë në mënyrë të detajuar shifra për numrin e banorëve, aktivitetin ekonomik, drejtuesit e pushtetit lokal të kohës, etj. Aktivitetet kryesore ishin të përqëndruara në qendrat e prefekturave. Raporti përmban të dhëna të detajuara për 225 fshatra e qytete të vendit. Mëposhtë jepen të dhëna se si ishte ndarja territoriale e vendit dhe situata ekonomike e sociale e 38 qyteteve e fshatrave.  Nesër (të premten) publikohet pjesa e dytë e raportit me detajet për 187 qytete e fshatra të tjerë të  vendit.

k.k/SCAN

PREFEKTURAT 1940

GJIROKASTËR

Sipërfaqja kilometra katrorë 4.142

Banorë 143.920

Besimi: Ortodoksë grekë 51 %; Muslimanë 49%

Qendra: Gjirokastra-Banorë 10.836

Nënprefektura: Delvina, Libohova, Përmeti, Saranda (Porto Eda)

BERAT

Sipërfaqja kilometra katrorë  3.932

Banorë: 142.612

Besimi: Muslimanë 73%; ortodoksë grekë 27 %

Qendra: Berati -12.000 banorë

Nënprefektura: Ballsh, Çorovoda, Fieri, Lushnja

KORÇA

Sipërfaqja kilometra katrorë 3.212

Banorë 147.534

Besimi: Muslimanë 61%; ortodoksë 39 %

Qendra: Korça- -Banorë 24.000

Nënprefektura: Bilishti, Erseka, Leskoviku, Pogradeci

DIBRA

Sipërfaqja kilometra katrorë 2.386

Banorë 86.992

Besimi: Muslimanë 61%, Katolikë 9%, Ortodoksë 2 %

Qendra: Peshkopia-Banorë 2.745

Nënprefektura: Burreli

DURRËSI

Sipërfaqja kilometra katrorë 1.596

Banorë 77.890

Besimi: Muslimanë 89%, Ortodoksë 6%, Katolikë 5 %

Qendra: Durrësi-Banorë 9.022

Nënprefektura: Kruja, Kavaja, Shijaku

ELBASANI

Sipërfaqja kilometra katrorë 2.955

Banorë 111.442

Besimi: Muslimanë 92%, Ortodoksë 8 %

Qendra: Elbasani -Banorë 14.000

Nënprefektura: Gramshi, Peqini

KOSOVA

Sipërfaqja kilometra katrorë 2.135

Banorë 49.119

Besimi: Muslimanë 91%, Katolikë 9%

Qendra: Kukësi -Banorë 2.000

Nënprefektura: Bicaj, Tropoja

SHKODËR

Sipërfaqja kilometra katrorë 4.870

Banorë 132.307

Besimi: Katolikë 64%, Muslimanë 34%, ortodoksë 2%

Qendra: Shkodra -Banorë 29.209

Nënprefektura: Lezha, Blinishti, Kodra, Kopliku, Puka

TIRANA

Sipërfaqja kilometra katrorë 850

Banorë 57.808

Besimi: Muslimanë 84%, Ortodoksë 10 %, Katolikë 6%

Qendra: Tirana -Banorë 35.000

Nënprefektura: Nuk ka

Është kryeqyteti i Mbretërisë

VLORA

Sipërfaqja kilometra katrorë 1.360

Banorë 53.461

Besimi: Muslimanë 65%, Ortodoksë 34 %, Katolikë 1%

Qendra: Vlora -Banorë 10.000

Nënprefektura: Himara

 

LEZHE

Nënprefekturë. Afërsisht 1 mijë banorë. Ka bashki, postë e telegraf. Industri lëkurësh, bulmeti, leshi, xunkthi

APOLLONI

Qendër e vogël ku dikur ekzistonte një qytet i madh. Janë në punim e sipër gërmimet për pasuritë e antikitetit. Ka rreth 100 banorë.

GJIROKASTER (Prefekturë)

Nënprefektura: Delvina, Libohova, Përmeti, Saranda, Tepelena.  Qendër aktive e artizanatit të drurit dhe qendër intelektuale. 10.836 banorë. Episkopati grek ortodoks-Shkollë Normale-Gjykatë-Spital-Postë, Telegraf e Telefon

Prefekt: Dant Çarçani

Komandant ushtarak: Arturo Pascale

Kryetar i Bashkisë: Rasim Babameto

Sekretar: Lito Koçio

Ujësjellës: “Ozono” kompani italiane

Hotele: “Impero”, “Reale”, “Savoia”.

Banka: Banka Kombëtare Shqiptare, Banka e Napolit, Vasil Shahini bankier privat e agjent për këmbime valutore

Fabrika birre: Birra “Korça”, filial i fabrikës së Korçës

Tregti këpucësh e sendesh të tjera: Vllazen Bakiri, Habib Ferik, Z.Fidhi &S.Mosko dhe Zija Hasho

Kancelari e librari: Ismail Golemi, Javer Gorica

Dhoma Frigoriferike: Birra “Korça”, Shoqëri Anonime

Kinkaleri: Xhevdet Selfo, Ali Zani

Ndërtime rrugësh e banesash: ASA (Agjencia e Rrugëve Shqipëri), Provera & Inxhinier Carrassi, Puricelli (Shoqëri), Xhevdet Selfo

Farmaci: Besim Gega, Aleks Ceçi

Hekurina: Jannetas Aristidhi Basileus, Xhevdet Selfo

Sende ushqimore: Hamet Dobi, Andon Kabibi, Niko Tola, Vheip Hassan & Haki Omar, Zoi Lito

Tregti leshi e manifakturë: Zoi Lito, Mihal Dilo, Leonidha Duda, Haim & Marko Battino, Thoma Lito, Vasil LIto, Vëllazëria “Sabri Shtino”

Materiali ndërtimi: Xhendet Selfo

Mallra të ndryshme: Sabri Shtino & Vëllazën

Udhëtim Ajror: Shoqëria “Ala Littoria”

Lëkurë: Ferik Habib, Z.Fidhi& S.Mosko, Thanas Papavangjeli& Djemtë, Ramis & Ismail Asslan

Parfumeri: Ismail Golemi

Restorante: “Impero”, “Savoia”

BADILONI ( Gjirokastër)

Në luginën e Vjosës, 200 banorë

BACALLEK (Shkodër)

Pak kilometra mbi prefekturën. Kultivohen vreshta rrushi, pemë frutore, kopshte.

BALLSH

Nënprefekturë. Është një fshat i vogël me 500 banorë. Postë e Telegraf.

BARBULLUSH (Shkodër)

6 kilometra nga prefektura. 1300 banorë. Kultivohet grurë dhe misër. Bashki, Postë e Telegraf në Bushat.

BARDHOC

Zonë e banuar  mes Kukësit e Prizrenit. 200 banorë.

BAZ (Dibër)

5 kilometra nga Burreli. 300 banorë. Bashki, Postë e Telegraf.

BELICE (Dibër)

4 kilometra nga Peshkopia. 200 banorë. Postë e Telegraf.

 

BERAT (PREFEKTURË)

Nënprefektura: Ballshi, Çorovoda, Fieri, Lushnja. Qytet i banuar nga artizanë të vendosur në kodër gëlqerore. Ka 12 mijë banorë.  Ka një shkollë të mesme profesionale, Gjykatë, Postë, Telegraf, Telefon, Aeroport

Prefekt: Avni Koka

Shef i Policisë: Skënder Selmanaj

Kryetar i Bashkisë: Izedin Vrioni

Sekretar: Anastas Goxhahani

Hotele: “Kolombo”, “Savoia”, “Tirana”

Garazhe: Adem Laro, Mehmeti

Transport Automobilistik: Adem Laro, linja Berat-Vlorë e Berat-Durrës-Tiranë

Banka: Banka Kombëtare e Shqipërisë, Banka e Napolit

Tregti Druri: Konstandin Lefta, Ilahmi Nepravishta

Materiale ndërtimi: Konstandin Lefta

Ndërtime rrugësh e banesash: C.E.L.P.A (Shoqeria e Punëve Publike), sipërmarrje me qendër në lagjen “Goricë”, sipërmarrja “Kolombo”, A.B.C, Hasan Sinani, shoqëria Puricelli

Transport: Adem Laro, Shaban Dardha, Anastas Ndrio, Andon Topi, Vangjel Xhamo

 

BERBAT (PR. KOSOVË)

10 kilometra nga Tropoja. 250 banorë.

BICAJ (PR. KOSOVË)

Nënprefekturë. Rrugës për në aeroportin e Kukësit. 300 banorë. Bashki, Postë e Telegraf.

Tregtarë: Hajet Halimi, shoqëria Shiroka, Vllazën Spahia

BILISHTI (PR.KORÇË)

Nënprefekturë. 2500 banorë. Bashki, Postë, Telegraf.

Nënprefekt: Kristaq Kirka

Kryetar i Bashkisë: Faik Babani

BLLATË( PR. DIBËR)

Vendbanim në kufirin shqiptar-jugosllav në rrugën Peshkopi-Dibër.

BLINISHT( PR.SHKODËR)

Nënprefekturë. Në Mirëditë. Qendër agrare në ultësirën e  Zadrimës. 150 banorë.

BOBOSHTICË (PR. KORÇË)

Vend me klimë të mirë. 12 kilometra nga prefektura. 200 banorë. Varet nga komunae Korçës.

BOGA( PR.SHKODËR)

49 kilometra nga prefektura. Lëndinë malore. 300 banorë. Postë e Telefon. Varet nga Komuna e Shkrelit.

KUÇOVA

Komunë e rëndësishme 15 kilometra nga prefektura. Më shumë se 2 mijë banorë, gjysma e të cilave janë italianë. Ka zyrë Poste e Telegraf.

Bankat: Banka e Napolit, degë

Fabrikë Birrë: “Birra Korça”, filial I fabrikës së Korçës

Prodhim bitumi: AIPA (Kompania Italo-Shqiptare e Naftës)

Dhoma Frigoriferike: Shoqëria “Birra Korça”

Ndërtime rrugësh e banesash: Inxhinier Alberto Bauco, sipërmarrja “Bricoli”, SACFEM (Shoqëria e ndërtimeve hekurudhore e detare), sipërmarrja “Santinello”, Selman Mersa.

Udhëtime ajrore: Shoqëria “Ala Littoria”

Vajguri: AIPA

BORIC (PR. SHKODËR)

4 kilometra nga prefektura. 200 banorë, merren me agrikulturë e peshkim.

BORSHI (PR. GJIROKASTËR)

Qendër e vogël në rrugën Vlorë-Sarandë. 98 kilometra nga Vlora. 100 banorë.

BULARAT (PR.GJIROKASTËR)

Lokalitet i vogël malor.

BURGAJET (PR.DIBËR)

91 kilometra nga Durrësi, në rrugën e Burrelit. 250 banorë.

BURREL ( PR.DIBËR)

Nënprefekturë. 500 banorë. Bashki, Postë e Telegraf.

BUSHAT (PR. SHKODËR)

Bashki, Postë e Telegraf.

BUTRINT (PR.GJIROKASTËR)

Qytet arkeologjik. Një orë e gjysëm larg Sarandës në rrugë detare.

KAKAVIJË (PR.GJIROKASTËR)

Vend kufitar. 200 banorë. Doganë, postë policie, Telefon.

KAPSHTICË (PR.GJIROKASTËR)

Fshat kufitar me Greqinë. 150 banorë. Doganë. Varësi nga komuna e Bilishtit.

ÇEPUNA (PR.GJIROKASTËR)

Në rrugën Vlorë-Gjirokastër. 300 banorë. 5 kilometra larg është manastiri kun ë 1914 grekët kryen masakra.

CETUSHI(PR.DIBËR)

Afër Peshkopisë. 300 banorë. Bashki, Postë e Telegraf.

ÇOROVODË (PR.BERAT)

Nënprefekturë. Në rajonin e Skraparit. 500 banorë. Bashki, Postë e Telegraf.

Sende të ndryshme: Muharrem Kapllani, Huso Pasho.

KËLCYRA (PR.GJIROKASTËR)

Lokalitet i vogël, i njohur sidomos për kryqëzimin rrugor Tepelenë-Vlorë-Gjirokastër e Korçë

KOLONJË-ERSEKË (PR.KORÇË)

Nënprefekturë. 2500 banorë. Bashki, Postë e Telegraf.

Nënprefekt: Teki Rusi

Kryetar i Bashkisë: Muço Qesaka

KORÇË (PREFEKTURË)

Nënprefektura: Bilishti, Erseka, Leskoviku, Pogradeci. Lulëzojnë industri të ndryshme mes të cilave përpunimi I duhanit. 24 mijë banorë. Ka një lice klasik, shkollë të mesme për formimin professional, gjykatë, spital, Postë, Telegraf, Telefon, stacion radio, aeroport.

Prefekt: Tef Naraçi

Shef i Policisë: Giovanni Guitani

Komandant ushtarak: Kolonel Felice Trizio

Kryetar i Bashkisë: Reshat Asllani

Sekretar: Petraq Pilkati

Ujë i distiluar: Uji mineral “Kristal”, Birra “Korça”.

Ujësjellës: Condotte d’Acqua, shoqëri italiane

Hotele: “Imperial”, “Roma”, “Pallas”.

Fabrikë Birre: Birra “Korça”, shoqëri anonime

Fabrika alkooli: shoqëria “Mërkur”

Aparate higjenike, shëndeti e ngrohje: Vëllezërit “Feltrinelli”, Impiantë sanitarë

Sigurime: Agjencia “Assicurazioni Generali”, Agjencia “Fiume”

Garazhe, servise: Naum Beluri, Vllazën S.Çili, Spiro J. Profiri, Xhoxha Themeli

Banka: Banka Kombëtare e Shqipërisë, Banka e Napolit

Çimento e gëlqere: Vëllezërit Feltrinelli

Qymyr: Shoqëria Koncesionare e Karbonit Mboria-Drenova

Dhoma Frigoriferike: Shoqëria “Birra Korça”

Biçikleta e Motoçikleta: LL. Fundo& Bijt, LL. Petraq Çipi, Vllazën Preveza

Ndërtime rrugësh e banesash: Sipërmarrja “Belloti”, inxhinier Riçardo Cozzaglio, Misto Koçi, inxhinier Anastas Pilika, Inxhinier  Carrasi & Provera, SASELP (shoqëria e punëve publike), sipërmarrje “SIPARI”, sipërmarrje “ STAÇIOLI”, sipërmarrje “VASELLI”, shoqëria anonime “VIANINI”.

Elektricitet: Shoqëria e përgjithshme e Elektricitetit

Sende Ushqimore: Stavri Ballta, Dh.Petra&Th.Boçi, I.Kaçadani & Toma, Rexhep Merdani& Shoqëria, Kostaq Kaçadani, Vasil Papadhimitri, Vllazën Papanikolla, Vllazën Qiriako, Vllazën Qirinxhi, Vllazën Turtulli, Vllazën Zahara

Tregti lëndësh drusore: Thoma Arrëza, Vëllezërit Feltrinelli, Kostaq Ilo, Irahli&Petraq Katro, Goni Katundi, Pandeli Nova, Vangjel Papaharallambi, Qamil Qyteza, Hysni Selenica, Mitat Vehbi

Fabrika veshjesh leshi: Fadil Garo, Kajno&Avakian

Tulla, Pllaka, Mobileri: Vëllezërit Feltrinelli

Udhëtim Ajror: Shoqëria “Ala Littoria”

Ofiçina Mekanike: Vllazën Çili

Restorante: Menca e Italianëve, “Adriatik”, “Minerva”, “Pallas”, “Turist”

Fabrika Sapuni: Dhimitri Bimbli, Fuat Merdani, Rako Treska, Shoqëria Ambaxhideli &Bimbli, Vasil Thanas

Sharra: Aleks Vasili, Balli Dharda Sotir T., Dhimitri Bradvica, Stefan Dushka, Loni Progri, Kiço Raci

Fabrikë Duhani: Fabrika e duhanit “Tomorri”

Fabrikë sheqeri: Shoqëria “SACCARIFERA SHQIPTARE”

Fundi i pjesës së parë! 

 

Please follow and like us: