Kërcënimet për atentat, flet Basha
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka folur sot rreth lajmit të raportuar në media se ndaj tij po përgatitej një atentat që synonte eleminimin fizik të tij. Ndonëse nuk iu referua direkt vetes së tij, Basha tha se çdo shqiptar është i rrezikuar për jetën nga lidhja e krimit me qeverinë.
“Rreziku jetik i kanoset çdo shqiptari. Në 55 ditë të qëndresës 24 orëshe jemi të pafrikësuar nga kriminelët e qeverisë. Në qeverisjen e tij lulëzojnë dhe ecin përpara vetën kriminelët të paaftët të korruptuarit, të paarsimuarit. Rama në çdo ditë të qeverisjes së tij e ka larguar Shqipërinë nga Evropa. Nëse e lejojmë këtë të keqe të vazhdojë, do bëhet më zi”, tha Basha.
Please follow and like us: