Albspirit

Media/News/Publishing

Merr dritën jeshile – Kulla ikonike, Kuvendi miraton me 78 vota projektin e Al Habtoor Group

Me miratimin e ligjit nga Kuvendi i Shqipërisë i ndizet drita jeshile ndërtimit të Kullës Ikonike të Tiranës, nga kompania prestigjoze Al Habtoor Investments me seli në Dubai. Brenda 3 viteve kur pritet dhe përfundimi i Kullës, Tirana do të ketë një ikonë të re në arkitekturën e saj dhe mijëra vende pune të siguruara falë investimit mbresëlënes në vendin tone.

Kryeqyteti i Shqipërisë Tirana, së shpejti pritet të identifikohet me një kullë gjigande rreth 350 metra të lartë që do të ndërtohet në bulevardin e ri të Tiranës.

Kuvendi i ndezi sot dritën jeshile me 78 vota pro përfundimit të negociatave me kompaninë prestigjoze Al Habtoor Investment Group, e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, me seli qendrore në Dubai.

Projekti i miratuar nga deputetët shqiptarë, është diskutuar më parë në Komisionet parlamentare me prani dhe të Ministres së Ekonomisë Milva Ekonomi dhe mori aprovimin e tyre.

Kulla Ikonike e Tiranës ashtu siç ka dhe emrin pritet të kthehet në një ikonë të luksit dhe shërbimeve të klasit të lartë në zemër të kryeqytetit.

‘Sipërfaqja e Kullës do të ndahet në rezidenca banimi, hotelerie dhe shërbimeve administrative’, mësohet nga burime pranë qeverisë shqiptare.

Gjithashtu, falë investimit të Al Habtoor Group do të mundësohet hapja e disa mijëra vendeve të punës.

Kulla Ikonike e Tiranës parashikohet të përfundojë së ndërtuari në 3 vitet e ardhshme.

Presidenti i Al Habtoor Group Khalaf Ahmad Al Habtoor është një ndër biznesmenët më të njohur të Emirateve të Bashkuara dhe një drejton një nga kompanitë më të suksesshme të Gjirit, me investime kolosale në disa vende të botës dhe që përmes ardhjes në Tiranë, garanton futjen e vendit tonë në hartën e investimeve prestigjoze të Al Habtoor Group.

Please follow and like us: