Albspirit

Media/News/Publishing

Tillerson: Marrëdhënia SHBA-Rusi, në pikën kritike

Pas njё bisede dyorёshe bilanci rezulton i vakur: “Ka pak besim mes SHBA-sё dhe Rusisё”, tha Tillerson nё njё konferencё shtypi pas takimit. Sipas tij marrёdhёniet ndodhen nё njё “pikё kritike”.

Tani ёshtё e rёndёsishme, qё tё stabilizohen raportet. “Dy fuqitё e mёdha atomike nuk mund tё kenё marrёdhёnie tё tilla”, vuri nё dukje kreu i diplomacisё sё SHBA-sё.

Pavarёsisht shumё mosmarrёveshjeve lidhur me temat qendrore ka pozione tё pёrbashkёta.”Ne besojmё tё dy nё njё Siri tё paqtё dhe tё bashkuar”, theksoi Sekretari amerikan i Shtetit. Edhe sa i pёrket kёrkesёs pёr njё ҁarmatim atomik nё Korenё e Veriut tё dy vendet janё tё njё mendimi.

Lavrov nga ana e tij theksoi, se Rusia “pavarёsisht problemeve ёshtё e hapur pёr dialog me SHBA-nё”. Tё dyja palёt e kanё theksuar “qёllimin e pёrbashkёt”, “qё tё luftojnё pa kompromis kundёr terrorizmit ndёrkombёtar”.

Aspak unanimitet lidhur me qendrimin ndaj Assad

Lavrov vuri nё dukje gjithashtu gatishmёrinё e presidentit Vladimir Putin, pёr rifillimin e bashkёpunimit me SHBA-nё nё hapёsirёn ajrore siriane. Pas sulmit tё SHBA-sё ndaj njё baze tё aviacionit ushtarak sirian tё pemten (07.04), Rusia e pezulloi marrёveshjen, sipas sё cilёs tё dyja vendet duhet tё informojnё reciprokisht njeri-tjetrin pёr lёvizjet e tyre ajrore.

Ministrat e jashtёm nuk ishin dakord as lidhur me qendrimin ndaj presidentit tё Sirisё Bashar al-Assad. Ndёrsa Tillerson iu pёrmbajt pozicionit tё tij, qё sulmi i supozuar me gaz toksik ndaj qytetit sirian Chan Scheichun ёshtё planifikuar, urdhёruar dhe ekzekutuar prej “qeverisё siriane”, homologu i tij rus kёrkoi njё “hetim tё pavarur” tё sulmit. Tillerson tha se nё tё kaluarёn qeveria siriane i ka pёrdorur “mё shumё se 50 herё” armёt kimike.

“Mendimi ynё ёshtё i qartё, qё duhet t’i jepet fund sundimit tё familjes Assad”, theksoi Tillerson. Rusia si njё aleate e ngushtё e Sirisё ka njё rol tё veҁantё, qё t’ia bёjё tё qartё kёtё familjes Assad, tha ministri i Jashtёm i SHBA-sё. Por ai nuk e pёrcaktoi se nё ҁ’moment tё njё zgjidhjeje politike duhet tё bёhet kjo lamtumirё nga pushteti. Qendrimi i Assadit nё krye tё shtetit nuk pranohet as nё Siri dhe as nё botё./DW/

Please follow and like us: