Albspirit

Media/News/Publishing

Vrasja e Artan Cukut, Nishani: Atak që vjen nga bota e krimit kundër shtetit

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ftuar në emisionin “Arena” të Dritan Hilës në Ora News, foli edhe për vrasjen ish komisarit Rtan Cuku. Si një ish ministër i Brendshëm, Nishani tha se vrasja e Cukut ishte goditje ndaj shtetit.

“Akti kriminal i komisarit Artan Cuku, pa dyshim që është një goditje që i jepet shtetit. Është një atak që vjen nga bota e krimit ndaj institucioneve të shtetit shqiptar. Unë nuk do të nxitohesha të arrija në konkluzione sepse është një çështje që tashmë po hetohet. E vlerësoj kalimin e dosjes tek Prokuroria e Krimeve të Rënda sepse është një çështje që i takon Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe unë po e ndjek dhe do ta ndjek me shumë kujdes ecurinë e procesit të hetimit. Gjithsesi, unë nuk do të futesha në gjykime dhe konkluzione për sa kohë ka nisur hetimi i sa”, tha Nishani.

Please follow and like us: