Gruaja që kërkon të stopojë Erdoganin dhe po ngre në këmbë Turqinë
Referendumi i kërkuar nga Erdogan për ndryshimet kushtetuse do të mbahet të dielën. Ndërkaq ka dhe një grup të vogël ultra nacionalist dëshiron t’i frenojë ambiciet e liderit turk. Në krye të këtij grupi qëndron një grua, Meral Aksener dhe ka mbajtur disa mitingje nëpër Turqi.
Opozita nacionaliste ka ofruar përkrahje Erdogan por grupi i disidentëve publikisht kanë dalë kundër kolegëve të vet. Në krye të kësaj kryengritjeje është Meral Aksener 60 vjeç, veterania e politikës turke. Ajo haptas e kundërshton Erdogan, ndërsa mitingjet e saj nëpër gjithë Turqinë kanë shumë përkrahje. Askener kryesisht i mban mitingjet e veta në vend të hapur ku mund të mblidhen shumë njerëz, e në Izmir javën e kaluar ishin madje 10.000 përkrahës të cilët ishin prezent në mitingun e saj.
Të dielën Turqia do të gjendet në udhëkryq. Kombi do të votojë a do të pranojë reformat kushtetuese të cilat do të mundësojnë ndërrimin e sistemit parlamentar me atë të presidencës ekzekutive, që do të jepte Erdogan shumë më tepër fuqi.
“Në Turqi të dielën votojmë për mbrojtjen e republikës apo do ta lejmë fatin e vendit në duar të një njeriu”, ka thënë ajo. Publiku filloi të kundërshtoj, por ajo i ndali.
“Mos kundërshtoni me fjalë, por të dielën votoni për opsionin “jo”, ka përfunduar ajo.
Këtë lloj të përkrahjes të cilën ajo e përjetoi kanë vetëm liderët e partive kryesore turke. Aksener madje as nuk ka vend në parlament. Ky fakt po i pëlqen përkrahësve të saj, sepse ajo e injoron vijën partiake.
Ajo në të vërtet kohë më parë ishte pjesë e Lëvizjes Nacionaliste e cila e ka përkrah Erdogan. Kanë ndihmuar që Erdogan të shtyjë reformat e veta kushtetuese në disa raunde të votimit në parlament, sepse Partisë së drejtësisë dhe zhvillimit i mungonte shumica për këtë ndërmarrje.
Ultra nacionalistët tani janë ndarë në mes të lëvizjes së vet dhe disidentëve të cilët i udhëheq Aksener, prandaj pritet se pikërisht ata do të vendosin se cili do të jetë rezultati i referendumit të dielën.
Kërkesa e saj që të mbaj miting në vend të hapur në Ankara është refuzuar nga ana e guvernatorit të kryeqytetit, i cili ka theksuaR se nuk mund të garantonte sigurinë e saj. Mirëpo, Ergodan ka marrë leje fundjavën e kaluar që në sheshin e njëjtë të mbaj takimin e vet. Ndalesat e tilla kanë penguar fushatën e saj muajt e kaluar.
Në një hotel në Stamboll, është ndalur rryma kur ajo filloi të mbaj fjalimin e saj. Ky nuk është vetëm problemi i saj. Aktivistët e fushatës kundër Erdogan janë ballafaquar me ndalesa, keqtrajtime, madje edhe me sulme fizike. Ndërkohë qeveria ka monopol mbi raportimet e mediave, shumica e bashkësive kritike janë mbyllur, derisa shumë gazetarë janë në burg. Nëse gjykohet sipas anketave, situata të dielën do të jetë e paqartë, shkruan politico.eu.
Në mitingun e saj ishin mjaft votues të pakënaqur të Lëvizjes Nacionaliste të cilët konsiderojnë se partia e tyre i ka tradhtuar, sepse dikur kanë premtuar se do të kundërshtojnë vendosjen e sistemit presidencial. Aksener ka bërë thirrje që të dielën të votohet kundër sistemit presidencial. “Njerëzit duhet të kuptojnë se këto nuk janë zgjedhje të përgjithshme. Këtu bëhet fjalë për ardhmen e vendit”, ka përfunduar ajo.