Basha-Metës: Qeveria teknike është rruga e vetme
Pak pasi kreu i LSI-së Ilir Meta foli për dialog me me opozitën me ndërmjetësimin e Partisë Popullore Europiane, ka ardhur përgjigjja e Lulzim Bashës nga çadra e protestës. Ai ka përsëritur edhe njëherë kërkesën e opozitës për qeveri teknike. Pa qeveri teknike nuk ka e s’ka për të pasur rrugë tjetër tha Basha. Lidhur me atë që tha Meta se Basha është në krizë mosbesimi, kreu i opozitës tha se në krizë mosbesimi janë Rama e Meta.
“Me PPE ka kush flet, ju zgjidhi punët tuaja. Lërini demagogjitë dhe zgjidhni punët me socialistët. Ne jemi të hapur për dialog. Dialogu ka një objektiv: Qeveri teknike dhe mandati i saj për zgjedhje të lira e të ndershme. Basha nuk është në situatë mosbesimi, Basha është në një situatë besimi. Në një situatë mosbesimi jeni ju, që jeni në një qeveri të inkriminuar, që nga kryeministrit e deri tek ministrat.Ne kemi vetëm një rrugë: Të ulemi e të diskutojmë për qeveri teknike dhe asnjë rrugë tjetër nuk ka”, tha Basha.