Albspirit

Media/News/Publishing

Grabiten mijëra euro në një fabrikë në autostradën Tiranë – Durrës

Zyrat e një firme në kilometrin e pestë të autostradës Tiranë -Durrës raportohet se kanë rënë pre e një bande grabitësish të cilët kanë arritur të marrin një shumë të konsiderueshme parash përpara se të largoheshin në drejtim të paditur.
Policia bën me dije se banda e grabitësve ka arritur të marrë nga ambientet e zyrave të një firme ndërtimi rreth 17 mijë euro, 10 milionë lekë si dhe një automjet që ishte i parkuar në ambientet e firmës. Uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.

Please follow and like us: