Ish-deputet dhe pronar televizioni, arrestohet në Beograd
Një ish-deputet dhe pronar i një zinxhiri televizionesh i dënuar në afera korrupsioni, u arrestua në Serbi, njoftoi policia rumune.
“Sebastian Ghita, 38 vjeç, u lokalizua dhe ndalua në Beograd, gjatë mbrëmjes së djeshme, pas hetimeve të ndërlikuara dhe fjaë informacioneve të dhëna nga autoritetet rumune”, theksoi policia në një komunikatë për median.
Pronar i një rrjeti televizionesh private dhe ish-deputet socialdemokrat, ai preket nga shumë dosje për korrupsion, kryesisht pastrim parash dhe ryshfete, si dhe ishte në arratisje që prej muajit dhjetor.
Please follow and like us: