Albspirit

Media/News/Publishing

Le Pen-Papa Françeskut: Për emigrantët duhet të përgjigjen politikanët

Marine Le Pen, ka folur sot kundër Papa Françeskut duke  shprehur se bën gjithçka, përveç asaj që duhet të bëjë. Kandidatja  franceze për presidente ka shprehur papajtueshmëri me apelin e vazhdueshëm të Atit të Shenjtë për strehimin e emigrantëve, ndërsa tha se kjo është një çështje për të cilën duhet të veprojnë politikanët dhe jo Kisha, raporton agjensia e lajmeve ANSA.

Marine Le Pen  ka lëshuar një sulm të drejtëpërdrejtë ndaj Papa Françeskut, për të cilin u shpreh se ndërhyn më shumë se ç’duhet në çështje politike. Sipas Le Pen, kjo nuk është një çështje për të cilën nuk duhet të pyetet Papa Françesku, por politikanët e vendeve europiane.

Papa Françesku po bën gjithçka, përveç asaj që duhet të bëjë. Mos më keqkuptoni. Mua nuk më bezdis fakti që ai bën thirrje për bamirësi, për mikpritjen e të huajve dhe për dhembshurinë ndaj të tjerëve. Megjithatë, më duhet të theksoj se ai duhet të jetë i kudjesshëm kur flet për politikat e emigracionit, pasi ai është gjithashtu kreu i një shteti dhe kjo mund të përbëjë ndërhyrje në politikat e vendeve europiane,”-u shpreh Le Pen.

Please follow and like us: