Pirro Bare, pronari i shtëpisë ku ishte ngritur laboratori i drogës në Fier
Një laborator droge u zbulua nga Policia e Fierit, ndërkohë që 8 persona u vunë në pranga. Laboratori u gjet në një shtëpi trekatëshe, e cila ishte përshtatur për mbjelljen e drogës. Shtëpia ishte marrë me qera, ndërkohë pronari i vërtetë i saj është biznesmeni Pirro Bare. Sipas informacioneve të para, biznesmeni ka thënë se nuk kishte dijeni për aktivitetin që zhvillohej në shtëpinë e tij.
Pirro Bare nuk është një emër i padëgjuar, pasi tre vite më parë një vrasës më pagesë ishte paguar për vrasjen e tij. Vrasësi me pagesë, Ilir Sinanaj dëshmoi se ndaj Bares, biznesmeni Ilir Karçini kishte paguar një shumë të madhe parash për ekzekutimin e tij. Ndërsa vetë biznesmeni I hidrokarbureve në atë kohë kishte deklaruar se ishte në dijeni të planit.