Albspirit

Media/News/Publishing

Telemak Dilo: Ju tregoj ferrin që pamë me sy në kampin e Kënetës së Maliqit

“O udhëtar, që kalon nëpër këtë fushë të begatë, Shkel me kujdes! Poshtë këmbëve të tua janë eshtrat e atyre që thanë kënetën”

Greta Dilo, është e bija e Telemak Dilos, historiani i njohur nga Gjirokastra që ngrysi jetën burgjeve dhe internimeve. Greta ka treguar pjesë nga ditari i ditëve të të atit në burgjet e  komunizmit. Kemi zgjedhur një pjesë të rëndësishme të këtij ditari për ta publikuar. Ështëtelemak-dilovuajtja në kënetën e Maliqit, atje të burgosurit politik panë më sytë e tyre ferrin e diktaturës komuniste. Në vitin 1946,  Telemak Dilo u arrestua dhe u dënua me dhjetë vjet burg, i akuzuar si agjent i anglo-amerikanëve e ndërlidhës i tyre me misionin e UNRA. Pas kësaj, familja Dilo iu nënshtrua persekutimit të vazhdueshëm dhe pushteti komunist na kishte halë në sy.

Pak njerëz dinë ose kanë dëgjuar për tmerret e vërteta në kampin e të burgosurve në Kënetën e Maliqit. Do ta shihni përmes këtij rrëfimi rrënçethës në ditarin e Telemak Dilos.

13 Maj 1948- Kampi i vdekjes Vloçishtit

  1. Puna e normuar 3.5 metra kubik; gërmim dheu dhe transportim dheu në skarpat personi. Në rast mosrealizimi të normës të groposnin me baltë në kanal.
  2. Terreni me ujë (kënetë) kondita shumë të vështira për të realizuar normën. Uji, balta dhe druri.
  3. Ushqimi shumë i dobët; gjellë pras, lakër dhe bukë.
  4. Në punë me vrap, mjerë ai që mbetej i fundit, e godisnin me kopaçe.

Të parët që nuk mundën të përballonin skëterrën e Vloçishtit nuk i rezistuan terrorit, urisë, stërmundimit në punë, ishin të moshuarit. Si pasojë filluan të dobësohen kockë e lëkurë dhe në fytyrë, për çudi filluan të fryhen si tullumbace dhe më pas vdisnin. Të parët që e pësuan ishin vëllezërit Sefanaq dhe Loni Plumbi. Stefanaqi vdiq ndërsa vëllai i tij Lonin, e dërgoi dr. Taqi Lito në Korçë dhe shpëtoi. Kjo ndodhi brenda tre muajve. Nuk e teproj aspak, ajo që ka ndodhur në Vloçisht brenda gjashtë muajve nuk mund të krahasohet me asnjë kamp. Vloçishti ishte një skëterrë. Imagjinata e njeriut nuk mund ta kapi dot, po nuk e pësoi në kurrizin e tij. Prandaj jam i mendimit të bëhet libret që ta lexojë rinia dhe mbarë bota, dhe akoma më mirë Kinostudio ta konkretizonte duke xhiruar film.

kenetaNjë ide për punën që është bërë në Vloçisht për tharjen e kënetës së Maliqit: Kemi bërë shtratin e lumit, nuk më kujtohet emri, i cili hapej në fushën e Maliqit, gjerësia e shtratit të lumit 32 metra. Dy kanale kullues të fushës për krah shtratit të lumit 16 metra gjerësi në derdhjen në liqenin e Maliqit. Dy skarpate për krah të shtratit të lumit ku grumbullohej dheu i kanaleve, përshkonin gjithë fushën e Maliqit. Kjo punë, në gjashtë muaj, nga 1500 të burgosur. Me vegla pune; lopata, bel, kazmë dhe karrocë dorë, ushqim gjellë lakre, presh dhe bukë. Me torturë: Kopaçe, groposje në kanal me baltë dhe vrasje…

Një episod në kamp

Kishte të burgosur, që dobësia e madhe dhe uria e papërballueshme, shkonin në çanakun e derrit dhe hanin ushqimin e derrit. Deri këtu kishte arritur i burgosuri i shkretë pa faj, nga uria dhe puna e madhe e vështirë. Uria para vdekjes të detyronte të haje ushqimin e derrit. Një episod i ndodhur në punë, ç’episod, ishte krim i shëmtuar. Në punë e sipër, një i burgosur nga ata tregtarët e Korçës i kishin sjellë qëllimisht në Vloçisht për ti torturuar, që të dorëzonin floririn. U largua nga ne nja dhjetë metra për të bërë nevojat personale, e këshilluam të mos largohej se të qëllon roja. Bëje këtu, por nuk dëgjoi fatkeqi, rojet e qëlluan me armë, por nuk u vra, u kthye menjëherë. Në çast mbërritën policët, na pyetën kush ishte ai që u largua dhe që e qëlloi roja? I burgosuri e pranoi, si përfundim filluan ta qëllojnë me kopaçe, me shqelma në fytyrë pa mëshirë, në trup ku të mundnin në trupin e të gjorit të burgosur të pa faj. Nuk u ngopën me kaq kriminelët, njeri e mori nga krahu dhe tjetri nga këmbët, e hodhën në kanal dhe vdiq në vend, aty në skarpat u varros…

Një episod në kapanon

Një episod që nuk mund ta harroj dhe 45 vjet të kaluara; sa herë që më shkonte mendja për krimet e diktaturës komuniste, ishte heqja e dyshekëve. Një mbasdite kur po ktheheshim nga puna, të rraskapitur nga një front i largët; me të mbërritur në kamp, një surprizë na befasoi; në mungesën tonë, drejtori i kampit, krimineli Tasi Marko, i vëllai i Rita Markos, kish dhënë urdhër; tu hiqen shtresat të sjella nga Tirana. Që prej asaj dite iu shtua stërmundimit tonë të punës dhe dërrmimi i kockave në dërrasat e shtratit. Shpikja e tyre për të na munduar sa më shumë, s’kishte të sosur…

burgjet-kapmi-i-tepelenesNjë tjetër episod i shëmtuar në kamp.

Në darkë, ndërsa po ktheheshim nga puna në kamp, kaluam në një parcelë të mbjellë me panxhar sheqeri… Disa të burgosur nga uria shkulën nga një panxhar. Panxhari i papjekur nuk hahej se të digjte në fyt, duhej pjekur patjetër. Rojet e kampit na morën panxharët dhe i hodhën në nevojtore. Një nga të burgosurit tentoi t’i merrte panxharët. Rojet e kapen dhe për dënim e futën në nevojtore. E pabesueshme po fatkeqësisht ka ndodhur. Çdo njeri duhet ta ketë të qartë se në komunizëm e pabesueshmja ka ndodhur…

14 nëntor i vitit 1948

Gëzim i madh, po kthehemi në burgun e Tiranës. Ishte një fitore e madhe se po largoheshim nga kampi i vdekjes së gjallë. Prapë të lidhur dorë më dorë me hekura. Jemi në burgun e vjetër, pasi u pastruam nga parazitë të sjellë nga kampi. Takimi me familjarët në portat me hekura të dyfishta të burgut, ishte një takim me britma “Na sillni bukë, bukë, bukë”! Familjarët tanë nuk na njihnin dot, ishim të transformuar nga vuajtjet. Në këtë përkufizim të hyjnueshëm të përngjashme me Termopilet, unë i shtoj një lapidar, lapidar që të dallohet me kilometra larg, ngritur në këtë vend, që brezat që do të kalojnë në këtë vend të mallëngjehen e të urrejnë se çfarë i kanë bëri këtij njeriu servilët e komunizmit…

Telemak Dilo

“O udhëtar, që kalon nëpër këtë fushë të begatë, Shkel me kujdes! Poshtë këmbëve të tua janë eshtrat e atyre që thanë kënetën” Vloçisht!… Vloçisht!… Vloçisht!…”

hithra.al

Please follow and like us: