Televizionet shqiptare janë pushtuar kohët e fundit nga talentet e reja të showbizit. Ato e kanë nisur karrierën në të njëjtat emisione ku ishin paraardhëset e tyre.
Ja disa prej tyre:
Eva Murati: Ylli i ardhshëm i ekranit
Moderatorja e emisionit “Champions League” në Vizion Plus së fundmi po eksperimenton edhe me kinemanë. Ajo është bërë pjesë e filmit “Ti mund të më quash Xhon” në rolin e aktores dhe me portretin dhe elegancën që e karakterizon, duket se do të ketë një karrierë të gjatë në ekranin shqiptar.
Rashel Kolaneci: Velina bombastike
Ndonëse vetëm 17 vjeçe, Rashel Kolaneci ka dëshmuar se mund t’ja dalë me suskses edhe në emisione me shikueshmëri të lartë si “Xing me Ermalin” në televizionin Klan. Joshëse e njëkohësisht e shkathët, Kolaneci mund të jetë fare mirë një bashkëprezantuese e emisioneve të rëndësishme prime time.
Arjola Shehu: Imazhi i ri i emisioneve të pasdites
Ndonëse ka vetëm pak kohë që është përfshirë në industrinë televizive, Arjola Shehu padyshim që ka tërhequr vëmendjen me intervistat e saj në emisionin “Tek Unë” në In Tv. Intervistat e saj kanë zënë jo rrallëherë kryetitujt e mediave online dhe Shehu mund të jetë më së miri një prej moderatoreve më të rëndësishme të emisioneve të pasdites.
Eliona Pitarka: Belen Rodriguez shqiptare
Me një fizik të hatashëm dhe sensin e humorit që e karakterizon, aktorja e “Apartamenti 2XL” mund të quhet pa frikë një Belen Rodriguez shqiptare.
Kristina Ismaili: Vazja retro
Kristina Ismaili, vajza që duket si e dalë nga një film i Hollywood-it të vjetër, është padyshim një nga portretet më të ëmbël të televizionit shqiptar. Prezantuesja e emisionit “Bulza” në TVSH gjithashtu ka eksperimentuar edhe me modelingun dhe një gjë duket qartë: Aparati e dashuron.
Sara Kolami: Vajza e risive
Kush e ka parë Sara Kolamin në emisionin “Gossip” në In Tv, e di më së miri se çdo ditë ajo do të vijë me një look të ri dhe mund të eksperimentojë edhe me trendet më të çmendura të momentit pa problemin më të vogël. Mbajeni në radar këtë vajzë sepse ka çfarë të japë.
Xhejmsi Dervishi: Bukuroshja sportive
E përfolur si zëvendësuesja potenciale e Marina Vjollcës, Xhejmsi Dervishi mund të jetë fare mirë imazhi i ri i emisioneve sportive në Top Channel dhe Digitalb falë spontanitetit dhe pasionit të saj për sportin.
Kiara Tito: Ylli i showbiz-it
Ambicia i lexohej në fytyrë që prej kohës kur ishte modele dhe Kiara Tito dëshmoi se showbiz-i është e ardhmja e saj. Prej thuajse një viti ajo është një nga prezantueset e emisionit “Top Select” në Top Channel dhe siç kanë dëshmuar paraardhësit e saj, ky pozicion mund të jetë një pikënisje e shkëlqyer për një karrierë të gjatë televizive.
Please follow and like us: