Albspirit

Media/News/Publishing

Ç’ndodhi me urimin e Majkos për Pashkët, deputeti socialist detyrohet të bëjë një të dytë

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka uruar për ditën e Pashkëve në rrjetet sociale të gjithë ndjekësit e tij. Por fillimisht këtë urim Majko ua ka drejtuar vetëm besimtarëve ortodoksë dhe jo atyre katolikë.

“Gëzuar Pashkët, për të gjithë besimtarët shqiptarë ortodoks. Mbarësi në familjet tuaja.”, shkruan Majko. Por duhet të theksojmë që këtë vit Pashka Katolike dhe ajo Ortodokse kanë rënë në të njëjtën ditë. Majko mesa duhet ka harruar të urojë besimatër katolikë, pasi këtë fakt nuk e ka ditur. Madje edhe gruaja e tij i përket besimit katolik.

Por menjëherë ai është detyruar të bëjë një status të dytë për ta korrigjuar këtë lapsus duke shkruar: “Një herë në katër vjet Pashkët katolike dhe ato ortodokse janë bashkë. Çdo vit ky është një “debat” që kënaq familjen time pasi festojmë dy herë (gruaja ime është katolike)… Gëzuar katolikët e mij!”.

Nuk kanë qenë të pakta as komentet e ndjekësve të tij të cilët kanë theksuar se ky ka qenë një urim me ngjyra nga ana e Majkos.

Dhe ky njeri ka qenë kryeministri ynë dhe deputet i majtë që nga viti 1990?!

Please follow and like us: