Mesazhi i kryeministrit izraelit për besën, trimërinë dhe mikpritjen e shqiptarëve
“Ne nuk harrojmë miqtë tanë”, u shpreh i emocionuar Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu, gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama. Madje, Netanyahu vuri në dukje para gazetarëve faktin unik që në të gjithë botën përgjatë luftës së dytë botërore, vetëm në Shqipëri popullsia izraelite jo vetëm që nuk u asgjësua, por u shtua.
Më tej, në një reportazh të “The Jerusalem Post” në kuadër të kësaj vizite zyrtare, përmendët që gjatë Holokaustit, populli shqiptar, me shumicë myslimane, jo vetëm që mbrojti pavarësisht rreziqeve vdekjeprurëse hebrenjtë, por, Shqipëria u transformua në strehë për hebrenjtë nga shtete te tjera ballkanike dhe më gjerë të cilët po asgjësoheshin në vendet në fjalë.
Me rastin e këtij nderimi publik ndaj një fakti unik të historisë, redaksia e lexo.al, ju sjell në vëmendje dhe një dokumentar të shkurtër mbi historinë e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri, të rrëfyer nga vet protagonistët ose dhe familjarët e tyre.