Albspirit

Media/News/Publishing

Në Konferencën e Bujanit, u vendos që Kosova ti bashkohet Shqipërisë

Me 1991, shpallet referendumi për pavarësinë e Kosovës nga se Jugosllavia ishte në proces të shpërbërjes. Kosova organizon jetën paralele në disa sfera: arsim, shëndetësi, sport, etj.

Kosova e shpalli Republikën e saj më 17 shkurt 2008, në Kuvendin e Kosovës nga përfaqësuesit e popullit, si shtet demokratik e sovran. Ai rrugëtim nuk ishte i shkurtër, as i thjesht e as i lehtë. Ishte rrugëtim i cili mori shumë jetëra të shqiptarëve të pafajshëm, ishte rrugëtim që ndryshonte gjendjen politike të popullit, ishte rrugëtim që tkurri identitetin territorial të shqiptarëve të Kosovës. Mirëpo, cilat ishin ato momente kritike dhe kulmore të këtij rrugëtimi e deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Qendrat e Vilajetit dhe madhësia

Kosova para okupimit nga Serbia ka qenë Vilajet, dhe kjo do të thotë se ka qenë njësia më e lartë administrative në kuadër të Perandorisë Osmane me seli në Prishtinë. Mirëpo, dihet se në Kongresin e Berlinit, Serbia zgjerohet duke iu afruar Prishtinës në kufijtë e tanishëm veri-lindor që i ka me Serbinë. Për këtë qëllim, selia e Vilajetit të Kosovës bartet në Shkup më 1881, si lokacion gjeografikisht më i mbrojtur. Prej vitit 1881-1912, kur pushtohet nga Serbia dhe pjesërisht nga Mali i Zi, Vilajeti i Kosovës përveç territorit të sotëm përfshinte edhe Sanxhakun e Novi Pazarit, Luginën e Preshevës, viset e sotme të Maqedonisë perëndimore e deri në Dibër, si dhe prefekturën e sotme të Kukësit dhe pjesërisht prefekturën e Dibrës që sot është në Shqipëri.

Please follow and like us: