Albspirit

Media/News/Publishing

Nesër në Tiranë, anëtari i Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Kinës

Zëvëndëskryeministri i Kinës dhe anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Kines mbërrin nesër në Tiranë shoqëruar edhe më një grup prej 50 biznesmenësh kinezë.

Kjo është hera e parë që nga viti 1966 që një zyrtar kinez i këtij rangu viziton Tiranën.

Në vitin 1966 në Tiranë erdhi kryeministri i atëhershëm i Kinës, Cu En Lai.

Iljaz Spahiu, sinolog dhe ekspert për çështjet me Kinën tha në intervistën e mbrëmjes në Ora News se zëvendës/kryeministra kanë ardhur dhe përpara por ai vjen me një status të dyfishtë pasi është dhe anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Partisë Komuniste që është kupola më e lartë drejtuese e vendit dhe kupola më e lartë vendimarrëse e Kinës.

Sipas Spahiut rëndësia e vizitës së zyrtarit të lartë kinez është në tre plane. Delegacioni i lartë kinez që viziton Shqipërinë tregon seriozitetin me të cilin Kina i trajton dhe i ka trajtuar marrëdhëniet me Shqipërinë si dhe dëshirën e saj për çuarjen përpara të zhvillimit të këtyre marrëdhënieve. Së dyti, kjo vizitë synon vënien e piketave për të ardhmen. Është një delegacion gjigand prej 50 vetash në cilin ka 5 Ministra dhe zëvëndës/ministra. Një rëndësi të veçantë kjo vizitë paraqet edhe për faktin se shpresohet që ti hapë rrugë mundësive të reja për bashkëpunime në projekte konkrete mes Shqipërisë dhe Kinës në kuadër të dy programeve mjaft të mëdha të iniciuara nga Kina siç janë mekanizimi i bashkëpunimit 16+1 dhe nisma “një brez një rrugë”. Kina me 16 vende të Europës lindore dhe juglindore dhe nisma “një brez një rrugë” që është rigjallërimi i rrugës së dikurshme të mëndafshit, ku Shqipëria është pjesë e kësaj rruge. Pritet të përfitojë kryesisht në investimet në infrastrukturë.

Spahiu vlërëson se orientimi politik i Kinës për të nxjerrë jashtë vendit kompanitë e saj është një avantazh për Shqipërinë.

Vitin e kaluar kinezët kanë blerë koncesionin e aeroportit të Rinasit dhe gjithashtu kompaninë Bankers Petrolium, investime shumë të fuqishme ku Kina ka kaluar një shifër investimesh rreth 600 mln euro. Kryeministri Rama ka zhvilluar tre takime me Kryeministrin kinez në kuadër të 16+1 në të cilat janë diskutuar dhe mundësitë e bashkëpunimit në planin ekonomik, janë hedhur disa ide si Korridori Blu, në fushën e energjitikës, sidomos në fushën e infrastrukturës.

Investimet kineze në vend kanë dështuar në rastin e Rrugës së Arbrit ndërkohë që ka koncensionuar pjesë të mëdha të industrisë së naftës dhe kromit.

Please follow and like us: