Albspirit

Media/News/Publishing

Personalitete shqiptare nga më të njohurit në botë

Shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria në fusha të ndryshme arritën që të bëhen të njohur edhe për tregun botëror. Disa filluan karrierën e tyre në vend e pastaj depërtuan, e disa të tjerë filluan karrierën nga atje.
Shqiptar të njohur ka pothuajse në gjithë botën, ata u bënë të njohur në vende të ndryshme me lami të ndryshme. Këto personalitete përmes talentit të tyre dhe punës, përveç arritjeve vetiake, bënë që Kosova dhe Shqipëria të njihet nga shumë popuj të ndryshëm, sepse sa herë që atyre iu është dhënë rasti ata kanë folur për origjinën e tyre me krenarin më të madhe. Ata kaluan në shumë peripeci dhe sfida gjatë krijimit të karrierës së tyre, por fal punës ia dolën që të realizojnë ëndrrat.
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu
Në krye të kësaj liste hynë Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza e cila lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi). Nëna Tereza ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit “Nobel” për Paqen, e cila më 19 tetor të vitit 2003 u shpal l e bekuar nga Vatikani. Ajo u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton në qershor të vitit 2002 , tha se “Nënë Tereza, ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar dhe tani ndihem shumë krenare që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.
Ismail Kadare
Rezultate imazhesh për ismail kadare
Lindur më 1936 është njëri nga shkrimtarët më të shquar bashkëkohorë, i nominuar disa herë për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në mbi dyzetepesë gjuhë të botës.
Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; më 2005 fitoi Man Booker International Prize, më 2009 çmimin Princi Asturias për Artet, kurse në vitin 2015 Çmimin Jeruzalem , e më 2016 presidenti francez ia ndau titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”. Viteve të fundit, ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.
Kadare njihet si shkrimtar i cili në veprat e tij në mënyrë të qëllimshme u shmang nga Realizmi socialist, dhe si i tillë veprat e tij u përkthyen dhe u lavdëruan nga kritikët dhe lexuesit anembanë botës. Ai krijoi një vepër me karakter universal por që rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare.  Kadare konsiderohet si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar evropianë të shekullit të 20-të, si dhe një zë universal kundër totalitarizmit.
William G. Gregory
Nga një fushë tjetër, i njohur për botën u William G. Gregory i cili lindi në Lockpart të New Yorkut më 14. 05. 1957. Ai është astronaut amerikan me prejardhje shqiptare nga qyteti i Korçës. William G. Gregory është biri i një piloti ushtarak i cili kishte migruar nga Shqipëria kur ishte vetëm 2 vjeç. William G. Gregory u diplomua në shkencat teknike, në Akademinë e Forcave Ajrore të Amerikës, më 1980. Gradën “magjistër” në inxhinieri dhe mekanikë e mori nga Universiteti “Columbia” i New York-ut. Nga viti 1981, deri në vitin 1986 , Gregory shërbeu si pilot i aeroplanëve luftarakë amerikanë F-11, F-4, A-7D dhe i pesë modeleve F-15 Eangle. Pasi u bë astronaut më 1991, ai shërbeu si përfaqësues zyrtar i qendrës astronautike për zbritjen në tokë të anijeve kozmike.
Tedi Papavrami
Një tjetër shqiptar që zbardhi fytyrat e të gjithëve në Francë është Tedi Papavrami, i cili lindi në Tiranë në 1971. Ai u lidh me violinën që në moshën katërvjeçare. Studioi violinë me të atin, profesorin e njohur Robert Papavrami, i cili ka ndikuar mjaft në të ardhmen e tij artistike. Në moshën 8 vjeçare interpretoi “Arie Bohemienne”, të Sarasate me orkestrën Filarmonike të Tiranës dhe tre vjet më vonë mbajti koncertin e parë për violinë të Paganini-t. Në shtator 1982, falë flautistit Alain Marion, qeveria franceze i ofron një bursë studimi në Francë, ku studion pranë Conservatoire National Superieur de Musique në Paris, nën drejtimin e Pierre Amoyal. Në vitin 1985 fiton konkursin “Rodolfo Lipitzer” në Gorizia, në 1986 fiton me unanimitet çmimin e parë të Konservatorit të Parisit. Në vitin 1987 merr diplomën e Konservatorit të Losanës.
Inva Mula
Inva Mula e lindur në Tiranë në vitin 1963, është një këngëtare soprano shqiptare me famë ndërkombëtare. Në vitin 1987 fitoi konkursin “Këngëtarja Shqiptare”, më 1988 konkursin “George Enescu” në Bukuresht. Pas katër vjetësh, në 1992 fiton konkursin ”Butterfly” në Barcelona. Në 1993 merr një çmim në Operalia-n e parë të Placido Domingos në Paris. Ka bashkëpunuar me tenorë të famshëm në operën e Bastille-s në Paris, në Bruksel, në Mynih dhe në Oslo. Në vitin 1996 mori pjesë në operën Medee të Luigi Cherubini-t në Francë. Në 1998 rikthehet në operën e George Bizet “La Jolie fill de Perth”. Në filmin “Elementi i peste” në 1997 i jep zërin këngëtares në rol Lucia di Lammermoor në skenën “The Diva Dance”. Më vonë ajo luajti në “Ivan IV” të Bizet-it në Paris. Në vitin 2001 ishte e zënë në Itali ku luajti në teatrin “La Scala” pjesën e Verdit “Falstaff” dhe Riggoleto-n në Arenën e Veronës. Ka marrë pjesë rregullisht në “La Scara” ku luajti Lucia di Lammermoor, La bohème, Manon (2006). Luajti gjithashtu disa herë dhe La traviata-n në qytete të rëndësishme si Tokio, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto. Në 2007, ajo luajti Norine-n e parë në L’elisir d’amore në Toulouse të Francës. Jeta e saj është e ndarë më së shumti mes Francës dhe Shqipërisë.
Agim Hushi

Agim Hushi.jpg

Agim Hushi është tenor i famshëm me origjinë nga qyteti i Kavajës, i cili pas diplomimit në Institutin e Lartë të Arteve, pati një karrierë të shkurtër por tepër të suksesshme në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë. Pas largimit nga Shqipëria, ai u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura të Budapestit dhe që nga ajo kohë ai vazhdon të debutojë më shumë sukses në shumë nga skenat më prestigjioze të botës, duke përfaqësuar me shumë dinjitet atdheun dhe kulturën e vendlindjes së tij.

Ermonela Jaho

Ermonela Jaho.jpg

Ermonela Jaho është soprano shqiptare. U lind në Tiranë, Shqipëri, në vitin 1974. U largua në vitin 1993 nga Shqipëria për në Itali me një bursë studimi, dhe më pas iu desh ta realizojë ëndrrën e ngjitjes në skenë, përkrah artistëve të huaj.

Ajo filloi mësimet e saj të të kënduarit kur ishte vetëm gjashtë vjeç. Pas përfundimit të studimeve në shkollën artistike “Jordan Misja” në Tiranë ajo fitoi një konkurs që i mundësoi largimin e saj në Itali për të përfunduar studimet në Akademinë “Santa Cecilia” në Romë. Pas përfundimit të studimeve për këndim dhe piano, ajo fitoi disa konkurse të rëndësishme, të tilla si: Giacomo Puçini në Milano Itali më 1997, Spontini International Ancona, Itali më 1998, në Rovereto Zandonai, Itali më 1999, këngëtarja më e mirë e Festivalit Wexford më 2000.

Ajo ka performuar në shumë opera të botës, duke përfshirë Royal Opera në Londër, Metropolitan Opera në Nju Jork, Berliner Statsoper, ParisChamps Elysees-Teatro San Carlo di Napoli, Opera Kompania e Filadelfias, Opera e Marsejës, Arena di Verona, Teatro Verdi di Trieste, Teatro La Fenice,Teatri Capitoul de Toulouse, etj.

Aktiviteti i saj i parë ka qenë koncerti në Mantova. Më pas kanë qenë një sërë koncertesh, në akademinë “S. Cecilia”, konkurset, opera e parë “Cenerentola”, nga Rossini, “L’amico Fritz” nga Mascagni, e shumë personazhe si Zhuljeta, Suzana, Kontesha, Adina, Mimi, Armida etj. Ka interpretuar në teatrot “Aligheri”, Ravena, “Piçolo”, Scala-Milano dhe në shumë skena të tjera botërore. Bashkëpunimet kanë qenë edhe me televizionin italian RAI, Mondovisione, BBC etj.

Saimir Pirgu

Saimir Pirgu.jpg

Saimir Pirgu, lindur më 1981 në Elbasan, nisi shumë i ri studimet në muzikë duke u diplomuar në violinë në qytetin e tij të lindjes e më pas për kanto në konservatorin “Claudio Monteverdi” të Bolzanos në Itali.

E nis karrierën e tij me Festivalin e Operës Rossini të Pesaros me “Il viaggio a Reims” dhe “Adina”. Për Saimir Pirgun nis një bashkëpunim shumë i rëndësishëm meStaatsoper (Opera shtetërore) të Vienës, ku midis shumë vënieve në skenë, loja e tij vlerësohet jashtëzakonisht tek “L’Elisir d’Amour” për të cilën fiton edhe çmimin e lartë “Eberhard Waechter Gesangsmedaille”, që u jepet të rinjve të karrierës.

Ishte vetëm 22 vjeçar kur këndoi “Così fan tutte” në Ferrara, drejtuar prej Claudio Abbados, dhe në verën e vitit 2004, në Festivalin e Salsburgut nën drejtimin e Philippe Jordan. Duke vazhduar debutime të rëndësishme artisti ri shqiptar këndon në skenat e teatrove më të rëndësishëm të botës, duke nisur nga : Opera Shtetërore e Hamburgut (Hamburgische Staatsoper),në Bayerische Staatsoper të Monacs, Operën Shtetërore të Berlinit (Berliner Staatsopen), Teatrin e Operës së Romës, Akademinë Nacionale Italiane “Santa Cecilia”. Po ashtu, Saimir Pirgu vazhdon karjeren e tij duke kenduar regullisht në skenat më të mëdha të botës : Opernhaus të Zürich-ut, “Royal Opera House Covent Garden” të Londrës , Teatrin Mbretëror të Madridit, Metropolitan Opera New York, Teatrin La Scala të Milanos, Operan e Shtetit Vjenë, Opera National de Paris etj. Saimir Pirgu bashkëpunon me dirigjentët më të njohur të orkestrave si: Claudio Abbado, Riccardo Muti, Lorin Maazel, Daniele Gatti, Seiji Ozawa,Franz Welser Möst, Gustav Kuhn,Antonio Pappano dhe Nikolaus Harnoncourt. Debutimi i tij i parë amerikan u bë në muajin shtator të vitit 2008, në Los Angeles Opera (roli i Rinuccio-s tek “Gianni Schicchi”) nën drejtimin e regjisorit te famshëmWoody Allen.

 

Dhurata Lazo Bejleri

Image result for dhurata lazo

Dhurata Lazo Bejleri është një ndër artistet më të njohura shqiptare, që aktivitetin e saj e zhvillon prej vitesh jashtë vendit. E lindur në Gjirokastër, ka studiuar piano që në moshën 6 vjeçare. Pasi mbaroi Akademinë e Arteve në Shqipëri u përsos si profesioniste në shkollat më të mira të Europës, duke u bërë një nga interpretueset soliste më virtuoze të Shopenit me një repertorë të gjerë që përfshin kompozitorët shqiptarë e të huaj, nga Harapi e Zadeja, dhe deri te majat e muzikës botërore si Bah, Bethoven, Hajden, Shopen, List, Grig, Ravel, Debysi, Brams, Rahmaninov, Shuman, Shubert, Skriabin, etj. Prej 20 vjetësh jeton me familjen në Europë. Një pjesë të madhe të viteve e kaloi në Itali dhe aktualisht jeton në Gjermani.

 

Arben Bajraktaraj
Arben Bajraktaraj i lindur më 29 janar 1973, është aktor i cili jeton në Francë, në vendin ku edhe filloi karrierën e tij. Ai filloi në disa filma fran cez duke u shfaqur pastaj në disa role më të vogla në filma internacional si “Taken” dhe “Verso”. Ai vazhdoi duke u bërë i famshëm me rolin e tij në “Death Eater Antonin Dolohov”, në filmin eHarry Potter. Karrierën e tij ai e vazhdoi duke qenë pjesë e filmave si : Gérard Pirès, Xavier Ruiz, Tony Gatlif dhe Pierre Morel.
Rita Ora
Rita Ora (Rita Sahatçiu, ka lindur më 26 nëntor 1990 në Prishtinë) është këngëtare dhe aktore britanike me prejardhje shqiptare. Në vitin 2009, ajo nënshkroi kontratën me “Roc Nation”. Albumi i saj i parë “Ora” i cili u lansua në vitin 2012 , kishte shumë hite si “Hot Right Now”, “How we Do(Party)”, dhe “RIP”. Rita Ora ka qenë e vetmja artiste në Britaninë e Madhe që gjatë vitit 2012 ka arritur që tri këngët t’i qëndrojnë në vendin e parë në listat e muzikës.
Kënga e parë nga albumin e saj të dytë, ” I Will Never Let You DoWn”, u bë e katërta në listat hite në vitin 2014. Po në këtë vit, Rita bashkëpunoi me Iggy Azalea dhe këngën “Black Widoë”. Në 2015, Ora u bë trajner në “The Voice UK”, dhe gjyqtare në “The X Factor (UK series 12)”. Përveç muzikës, Rita Ora njihet edhe si aktore, ajo fillimisht kishte promovuar vetën në skenën e aktrimit. Në 2004 ajo u shfaq në filmin “ Spivs”, ku luajti rolin Rosanna. Në 2014, në Fast & Furious 6, dhe në vitin 2015 ajo pati një rol në filmin “Fifty Shades of Grey”.
Eliza Patricia Dushku
Eliza Patricia Dushku lindi më 30 dhjetor 1980 në Boston, Massachusetts. Është një aktore amerikane me prejardhje nga një familje shqiptaro-daneze. U bë e njohur me rolin Faith në TV serinë Buffy dhe nga seriali televiziv “Angel”. Ajo ka luajtur në dy seriale të rrjetit Fox, “Tru Calling” dhe “Dollhouse”. Është gjithashtu e njohur dh e për rolet në filma si “True Lies”, “The New Guy”, “Bring it On”, “Wrong Turn” dhe “Jay” and “Silent Bob Strike Back”, gjithashtu dhe si dublante me zërin e saj për lojëra elektronike. Dushku, e bija e Philip R. Dushku, një administrator dhe mësues në shkollat publike të Bostonit dhe Judith “Judy” (nee Rasmussen), një profesoreshë e shkencave politike. Babai i Dushkut është një shqiptaro-amerikan nga qyteti i Korçës, ndërsa e ëma është me prejardhje daneze dhe angleze. Ajo ka tre vëllezër. Dushku ka ndjekur shkollën “Beaver Country Day” dhe është diplomuar nga shkolla e mesme“Watertown”.
Dua Lipa

Më e reja që është duke u zhvilluar në tregun botëror, me origjinë nga Kosova është këngëtarja 20 vjeçare, Dua Lipa. Ajo dhe prindërit e saj e kanë lëshuar vendin gjatë vitit 1990. Lipa është e lindur dhe e rritur në Londër. Këngën e par ë ajo e ka sjell kur ishte 19 vjeçe. Kënga e saj e parë u publikua në vitin 2015 është “New Love” ku pas disa muajve ajo lansoi këngën e dytë “Be the one”. Dua Lipa me këto këngë ka kryesuar në toplistat dhe shpeshherë është krahasuar me “Jessie J” për veçantin që përbënë stili i saj, si në muzikë ashtu edhe në veshje. Ajo pritet që do të jetë ylli shndritës i 2016-tës.
Ka edhe shumë personalitete të tjera nga fusha të ndryshme që njihen në botë, e të shpresojmë që numri i tyre të jetë çdoherë e në rritje duke kryesuar kështu nëpër toplista dhe duke u shpërblyer për punën që e bëjnë.
Please follow and like us: