Albspirit

Media/News/Publishing

Spiro Gjikondi: F J A L A…

Se, thone, e para eshte fjala…
Ajo qe ngre e ul perdhe,
Ajo qe vret, e pret, e therr,
Per turp e nder…

Ajo qe mbetet pas,
Me jete-gjata
Eshte fjala…

Por s’di nga c’ferr i zi u ngriten,
Iu sulen fjales egersisht,
E xhveshen, e percmuan,
E perdhunuan barbarisht, edhe…

Ne lume-fjalesh
mbyten fjalen.

Tashme, mjerisht,
as shpon, as pret,
as ngre, as shemb,
as prish, as ndreq,

Ne lume-fjalesh
u mbyt fjala.

Gjersa ti thua “Tradhetar”,
“Hajdut”, “i korruptuar”, “kriminel”
Dhe tjetri qesh e s’ka qeder
E ri ne krye kembekryq

Ne lume fjalesh
mbytet fjala…

Mos duhet shpikur tjeter mjet
ne kohen tone qe s’meret vesh?
Ado vazhdojme perseri
Qe Zotit prape ti themi Zot
Dhe Dreqit prape ti themi Dreq
I kuq, ne qofte, apo i zi?

Prej lumit t’fjaleve
Nxirrni fjalen….

Please follow and like us: