Albspirit

Media/News/Publishing

Bumçi: Ministri Gabriel nuk përmendi as drogën dhe as dekriminalizimin

Në “Intervistën e Mbrëmjes në Ora News, Bumçi tha se ministri Gabriel nuk përmendi as drogën dhe as dekriminalizimin.

Unë mund të them që ministri gjerman ishte i painformuar. Kjo mund të vijë nga fakti që ka pak javë që është në detyrë, pas lënies së detyrës nga ish-ministri i Jashtëm që u zgjidh president dhe ngarkesës së madhe që ka arena ndërkombëtare.

Gjermania mban një peshë të madhe në ketë seknë të madhe, marrdhënia me Rusinë, Lindja e Mesme, kriza në Europë.

Kështu mund të shpjegoj mungesa, shkëlqente në deklaratën e ministrit të jashtëm gjerman. Mungesa e përmendjes së drogës psh, e dekriminalizimit.  Unë nuk gjej shpejgim tjetër që mund të jap.

Pra kur ke marrë detyrën në këtë post kaq të rëndësishëm në një kohë me kriza, çfarë ndodh në Shqipëri mund të duket si sherri që bëhet në një fshat pas malit. E parëndësishme, duket si një kokëçarje kur ke kriza të mëdhaja si Lindja e Mesme, Rusia, Koreja etj.”, deklaron Bumçi./OraNews

Please follow and like us: