Albspirit

Media/News/Publishing

Hafize Elshani: Jemi në botë për të jetuar dhe jo për të zhdukur njëri-tjetrin

A thua je zgjuar me frikë çdo ditë? A thua ke ecur me kokën ulur poshtë? Ndoshta as guxim të flasësh nuk ke pasur dhe jo që të kanë thënë ‘mos fol’, por të kanë kundërshtuar në çdo fjalë që ke thënë.
Jam krahu i juaj, s’ka nevojë për prezantimin tim, mjafton të tregoj që unë s’jam këtu për të qeshur mirësinë tuaj.
Çdo një nga ju e dini atë që flas, se shumëkush nga ju e përjetoj vetë, por vetëm pak nga ne u ngritëm që të përballemi dhe t’i japim fund.
Nuk kemi lindur të gjithë në të njëjtën fe, as në gjini të njëjtë apo edhe gjuha nuk është e njëjtë për të gjithë. Sepse secili jemi ndryshe! Por tekefundit ç’bukuri do të kishte ylberi nëse s’do të kishtë shtatë ngjyra?
Ai që dje e shatë dhe e përbuzët, ajo që u diskriminua e u keqpërdor, apo ata që u përzunë e u injoruan, e çka paskan më pak se ti?
Kur t’u kërkua ndihmë, e the ndihmë për ta nuk ka! Kur të ofruan, e the nga ta nuk marrë! Kur ndatë një hapësirë bashkë dhe u përpoqe që të marrësh të tërë hapësirën për të mos e ndarë me ta.
Kam pyetur veten, ju pyes edhe ju: Nëse do të lejohej të zgjidhje vetë prejardhjen, vetë racën dhe vetë gjininë si do të kishe zgjedhur?
Jam e sigurtë se asnjë nga ju s’do të përgjigjej si një endacak, një i shtypur apo një i varfër. Të gjithë do të donit të ishit të bukur, të veçantë, të pasur apo të posedonit dhunti të ndryshme.
Atëherë a mendon se si do të ndihej një person i tillë, që pa të drejtë për të zgjedhur jeton dhe pëson nën presionin e një rrethi?! Rreth ky që e mban në qendër të përgojimeve.
Jetojnë nën maskën që kemi krijuar ne për ta dhe nuk arijmë t’ua shohim fytyrat e tyre të bukura që nuk dallojnë shumë nga ne.
Po sikur të ishe ti në vendin e tyre dhe t’i shihje përpjekjet e kota për të krijuar përshtypje në sytë e botës. Duke lënë prapa ëndërrat e tua, duke ndryshuar sa herë të kritikojnë, vetëm që të të duan dhe të të pranojnë siç e pranojnë njëri-tjetrin.
Të dashur njerëz, ne jemi në botë për të jetuar dhe jo për të zhdukur njëri-tjetrin.

Please follow and like us: