Hollande: Referendumi për dënimin me vdekje do të thyente vlerat evropiane
Nëse Turqia do të mbajë referendumin për kthimin e dënimit me vdekje, një gjë e tillë do të shkatërronte të gjitha vlerat evropiane, deklaroi Kabineti i presidentit francez Francois Hollande.
“Organizimi i referendumit për dënimin me vdekje do të thyente vlerat dhe angazhimet, të cilat Turqia i ka pranuar kur iu bashkëngjit Këshillit të Evropës”, thuhet në deklaratën e Kabinetit të presidentit të Francës, transmeton AFP.
Please follow and like us: