Albspirit

Media/News/Publishing

Prishet Kategoria Superiore, presidenti tërheq ekipin

Luftëtari është një nga skuadrat më të penalizuara në këtë sezon futbollisik dhe një gjë e tillë ka ndikuar edhe në rezultatet e bluzinjve, të cilëve u janë mohuar shumë pikë. Por, pas ndeshjes së djeshme, ku gjirokastritëve u është mohuar një 11-metërsh në pjesën e parë dhe u është akorduar një kundër në të dytën, duket se situata ka arritur kulmin, pasi trajneri Mlladen Milinkoviç dhe shefi i klubit, Gentian Nora, i kanë paraqitur dorëheqjen presidentit Grigor Tavo. Në një letër të hapur Tavo është shprehur: Nuk jam i mërzitur, jam i pikëlluar. Është hera e dytë që investoj në futboll. Unë jam biznesmen dhe shes produkte, nuk shes ndeshje. Më kanë paraqitur dorëheqjen trajneri dhe shefi i klubit me arsyetimin që nuk po e mbroj dot punën e tyre nga padrejtësitë dhe turpet në vendimmarrjen kundër Luftëtarit. Po si mund ta mbroj unë vallë, ç’fuqi kam? Me dhunë si disa të tjerë? Me presione, me telefonata arbitrash? Unë nuk jam i tillë. Gjirokastra nuk është e tillë. Unë doja vetëm të mos më ndalonin në punën e nisur. Të pranojë skuadra ime nënshtrim ndaj një sulmi të tillë? Skuadra, për të cilën unë kam investuar 1 000 000 euro këto dy vjet, nuk do ulë kokën të pranojë këto absurde. Nuk po shkatërrohet një skuadër, po shkatërrohet një familje dhe tani që po flas jam me lot në sy. Do komunikoj nesër me trajnerin dhe shefin e klubit. Unë nuk mund të ndikoj dot tek arbitrat. Por, nëse ata brenda javës nuk kthehen, atëherë unë do ta tërheq ekipin nga gara. Kësaj radhe jam me të vërtetë i pikëlluar. Po e theksoj, sepse nuk është vetëm lek i humbur ky që hodha, por u shkatërrua një punë e shkëlqyer të cilën e vlerësoi gjithë Shqipëria”.

Please follow and like us: