Rama: Monikën mos e merrni seriozisht, me Metën jemi shumë të ndryshëm
Kryeministri Edi Rama, ka folur sot në emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës në TV “Vizion Plus” edhe për çiftin “aleat” Ilir Meta – Monika Kryemadhi.
Sipas Ramës, “Meta ka profilin e tij, filozofinë e tij. Ne jemi shumë të ndryshëm. Është në të drejtën e tij të krijojë hapësira e mundësi për të gjetur një zgjidhje për të dalë opozita nga çadra”.
Ndërsa për Monika Kryemadhin, pas deklaratave të fundit të saj, për vende pune të humbura nga konflikti Rama – Basha, ka thënë “Monika ka filluar fushatën. Mos e merrni shumë seriozisht ato që thotë ajo, tani, për këtë problem”.
Please follow and like us: