Albspirit

Media/News/Publishing

Referendumi ndan Turqinë, ja harta e votimit

Referendumi i 16 prillit për amendimet kushtetuese, për të zhvendosur sistemin e qeverisjes së vendit në një hiper presidencë e ka ndarë Turqinë në dysh. ndërsa qytetet e mëdha kanë votuar kundër shndërrimit të presidentit në një sulltan, pjesa rurale e vendit dhe Anadolli i thellë i kanë dhënë atij mbështetje. Erdogan që shpalli dje përpara turmave fitoren e justifikoi mbështetjen ndaj tij me faktin se votat e hedhura sidomos nga provincat lindore dhe juglindore kishin një domethënie të veçantë, duke vërejtur se të gjithë provincat në juglindje kishin patur një rritje mes 10 dhe 20 përqind.  “Sot, Turqia mori një vendim historik mbi sistemin e saj të qeverisjes, gjë që ka qenë çështje e debatueshme për 200 vjet. Eshtë hera e parë që ne ndryshojmë sistemin e qeverisjes, me dorën e politikës qytetare. Në këtë kuptim është shumë i rëndësishëm”, tha Erdogan.

CNN turk ka paraqitur me grafikë ndarjen e thellë të vendit, mes provincës dhe qyteteve të mëdha, si dhe mes banorëve vendas dhe emigrantëve.

PRO51.41%                         JO 48.59

SI ESHTE NDARE TURQIA

 

VOTA NE QYTETET KRYESORE

SI KANE VOTUAR TURQIT NE EMIGRACION

 

 

Please follow and like us: