Albspirit

Media/News/Publishing

Arjan Çani flet më në fund për ‘sëmundjen’ e tij

Tepër i komentuar nga të gjithë, gazetari Arjan Çani ka pranuar më në fund sëmundjen nga e cila vuan. Ai ka thënë në “Your Face Sounds Familiar” se vuan nga fiksimi pas balerinave bukuroshe e për më tepër, se refuzon të kurohet.

Pas performancës së nxehtë të Flaka Krelanit si Beyonce, Çani ka marrë fjalën dhe ka kërkuar në një farë mënyrë ndjesë, pasi vëmendja e tij ishte e përqendruar dikur tjetër dhe jo tek Flaka. Kjo pasi këmbët e balerinave e kishin “sëmurur”.

Deklaratën e gazetarit, Alketa e ka menaxhuar me shumë humor, duke thënë se edhe produksioni është duke gjetur kurën për ta “shëruar” nga kjo “sëmundje”. “Alketa, jam mirë! Nuk dua të shërohem!”- është shprehur Çani duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Please follow and like us: