Arrestohet kreu i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi
Departamenti Evropian për Siguri dhe Informim (DESI) njofton se ka marrë informacione të inteligjencës se lideri i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, është arrestuar nga forcat e përbashkëta ruse dhe siriane.
Në një komunikatë të publikuar sot, zyra për media e sekretarit të përgjithshëm të DESI-së ka thënë se arrestimi i tij u bë pasi që al-Baghdadi u detyrua të largohej nga Mosuli si pasojë e përparimit të forcave irakiane në atë provincë, shkruan The Baghdad Post, përcjell Express.
Zyra për media e DESI-së shtoi se do t’i ruajë detajet e këtij lajmi derisa të ketë konfirmime të tjera.
Po ashtu, kjo zyrë shtoi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mund ta përdorë këtë informatë për ta sulmuar kredibilitetin e SHBA-së në luftë kundër terrorizmit gjatë konventës së ardhshme të Gjenevës.