Astrit Patozi: Shqipëria me ngjason me testin e luledeles, ku petalet i këput Ilir Meta
Ndërsa Ilir Meta heziton ende të firmosë vazhdimin e koalicionit me Edi Ramën për zgjedhjet e ardhshme, deputeti i PD-së, Astrit Patozi ironizon marrëdhënien e tyre,ndërsa Shqipërinë e krahason me testin klasik të luledeles.
“MË DO, S’MË DO?
…Kryesisht për shkak te Edi Ramës, Shqipëria sot më ngjason me atë testin klasik të luledeles, “më do, s’më do”. Ku petalet i këput Ilir Meta (“lulja mos prek”) dhe gjithë të tjerët mbajnë frymën, se cfarë do teprojë për ta në goditjen e fundit.
Më argëton shumë kjo lojë, sinqerisht, kur përfytyroj suspancën e palëve të interesuara, se si u ndryshon adrenalina nga dita e qametit, që ata mendojnë se po afrohet.
Por më dhimbset po kaq shumë atdheu, që ka mbërritur në këtë pikë…”, shkruan Patozi.
Lapsi.al raportoi më herët se sipas Kodit Zgjedhor, PS dhe LSI kanë afat deri nesër në mbrëmje për t’u regjistruar si koalicion për zgjedhjet e 18 qershorit. Nesër ka tre mundësi: Ose PS-LSI, vendosin koalicionin dhe regjistrohen së bashku sipas ligjit. Ose LSI nuk pranon dhe PS regjistrohet me gjithë aleatët e tjerë sipas afateve.
Por kjo gjë të do linte jashtë aleancës njëherë e përgjithmonë partinë e Metës. Ose version i tretë që Rama e çmon Ilir Metën më të rëndësishëm sesa ligji dhe ai vendosë ta presë atë duke mos e regjistruar as ai koalicionin e majtë. Kjo rrugë e tretë do të ishte një kopmpromis në kurriz të kodit dhe do të qe hapi i dytë drejt shkatërrimit të zgjedhjeve pas atij të mosregjistrimit në 9 prill.