Blogerja shqiptare që pëlqehet nga këngëtarja me famë botërore
Aureta Thomollari është një blogere shqiptare, e njohur edhe në vendin ku jeton në SHBA. Ndryshe nga blogeret që mund të keni dëgjuar së fundmi, Aureta ka nisur blogun e saj që në vitin 2009, ndërsa ka aftësi të shkëlqyera për të shprehur dashurinë e saj për artin dhe modën në profilin e saj në “Instagram”.
Madje ajo doli finaliste në listën e “Instagrammer” të Vitit”.
Nëse hyni në profilin e saj të “Instagram”-it do të shikoni një larmishmëri postimesh, nga ato me udhëtime, të veshjes apo edhe të detajeve që tërheqin syrin e saj.
Ajo që na tërhoqi së fundmi vëmendjen ishte postimi i saj i një gruaje, të cilës i dallohen vetëm duar të mbushura me unaza floriri. “Dukshëm unë”, shkruan Aureta, ndërsa nga personat që e kanë pëlqyer dallon emri i këngëtares Katy Parry.