Dekriminalizimi, Kushtetuesja rrëzon Helsinkin
Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Komitetit Shqiptar të Helsnikit që pretendonte se disa nga nenet e ligjit të Dekriminalizimit janë antikushtetues.
Juristët e Komitetit Shqiptar të Helsinkit pretenduan në seancat e mëparshme se heqja e të drejtës për të votuar për një kategori të burgosurish është shkelje e të drejtave të njeriut dhe e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Pas rrëzimit të këtij pretendimi, ku kërkohej shfuqizimi i nenit 2, pika katër e këtij ligji, do të thotë se afërsisht 2 mijë të dënuar për disa vepra që janë objekt i këtij ligji, nuk do të munden t’u drejtohen kutive të votimit.
Bëhet fjalë për vepra penale të rënda që nisin nga terrorizmi deri tek krimi i organizuar, ndërsa Komiteti Shqiptar i Helsinkit pretendon se privohen nga e drejta e votës edhe të dënuar për disa kundërvajtje penale.