Edi Rama: Ja kush e kërkon kokën time
Kryeministri Edi Rama i ftuar në Dritare me Rudinën, në Vizion Plus ka deklaruar se koka e tij rrezikon nga zëra që prisnin humbjen e PS-së në zgjedhje.
“Jam mësuar që në jetën time politike koka ime të jetë në kërkim. Nuk është kjo arsye se pse morëm atë pozicion. Nuk është se koka ime mund të rrezikohej nga disa zëra dhe për fat të keq mezi e kishin pritur humbjen e zgjedhjeve.”
Rudina Xhuna e pyeti Kryeministrin se nëse njëri nga këta zëra ishte edhe Ben Blushi?
“ Ku ka ideale dhe qëllime reale, ka dhe njerëz që nuk i rezistojnë dot betejave dhe sakrificave dhe humbasin fokusin tek qëllimi i përbashkët. Ka dhe nga ata që mendojnë vetëm për veten dhe shfaqen si tradhtar. Janë normale dhe të natyrshme”, tha Rama