Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA: Për Korenë e Veriut, në tryezë të gjitha opsionet

Administrata amerikane e Donald Trump është e përgatitur edhe për ndërhyrje ushtarake ndaj Koresë së Veriut, nëse një gjë e tillë është e nevojshme. Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit, gjenerali H.R. McMaster, deklaroi sot se SHBA shpresojnë që të mos kalohet në përdorimin e forcës, por nëse do të nevojitet SHBA nuk do të hezitojnë.

“Presidenti e ka bërë shumë të qartë se ai nuk do të pranojë që SHBA dhe aleatët apo partnerët e tyre në rajon të vendosen nën kërcënim me armë bërthamore nga ky regjim armiqësor. Kështu që ne po punojmë së bashku me aleatët dhe partnerët tanë dhe me lidershipin kines, për të përpunuar një kuadër opsionesh”, tha ai për CNN.
E reja e kësaj situate është bashkëpunimi kinez, ndonëse Pekini zyrtar ka apeluar për dialog.

Please follow and like us: