Shtyhet afati i regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit
Ngërçi mes partive politike mesa duket ka bërë që të shtyhet data për regjistrimin e koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Afati i përcaktuar ishte data 19 prill, por edhe kjo datë do të shtyhet për në 2 maj.
Opozita prej 2 muajsh është shprehur për bojkot të zgjedhjeve duke kërkuar qeveri teknike si kushti për të marrë pjesë në proces.
Pas tejkalimit të 10 prillit si data limit kur partitë mund të regjistroheshin për zgjedhje, tashmë edhe 19 prilli si data e regjistrimit të koalicioneve është shtyrë.
Please follow and like us: