“S’po kapen bosët e vërtetë, 20 grupe kriminale kultivojnë hashashin në gjithë vendin”
Bosët e vërtetë të drogës nuk po kapen. Në vend të tyre po arrestohen policë dhe njerëz të tjerë që nuk marrin fitimet stratosferike të kultivimit dhe trafikimit të hashashit.
Sot në News24, Artan Hoxha tha se rastet e fundit te goditura nga Policia, nuk kanë të bëjnë me laboratorë modernë droge për kultivimin e kanabisit, por me raste kultivimi në ambiente të mbyllura.
Pyetjes nëse ka laboratorë droge në Shqipëri, gazetari iu përgjigj:
“Jane 20 grupe kriminale të strukturuara që po bëjnë të njëjtin aktivitet kriminal në zona të tjera të vendit sic u bë në Lazarat në vitin 2014. Ne s’e kemi prerë kokën këtij aktiviteti kriminal, nuk janë arrestuar bosët e vërtetë”,- tha Artan Hoxha.
Please follow and like us: