Albspirit

Media/News/Publishing

“Bashkim me Kosovën”, Mustafa: Deklaratat e Ramës populiste, nuk synojmë bashkime të tjera veç BE

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij shqiptar, Edi Rama, mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Rama është shprehur se nëse Bashkimi Europian nuk e pranon Shqipërinë në gjirin e saj, dp të kërkohet bashkimi me Kosovën. Por kjo deklaratë është cilësuar si populiste nga ana e Mustafës.

Në një intervistë të dhënë për “KTV”, ai është shprehur se Kosova nuk synon bashkim tjetër veç BE-së:

“Ne nuk e kemi orientimin që të bëjmë bashkime tjera, përveç Bashkimit Evropian. Edhe nëse s’na pranojnë për dere, do të hyjmë për dritareje”.

Në intervistat e dhëna për mediat ndërkombëtare, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk përjashtoi  mundësinë e bashkimit me Kosovën: E vetmja mënyrë për të mbajtur Ballkanin në këtë gjendje paqeje dhe bashkëpunim është të mbajnë hapur rrugën drejt BE-së, të mbajnë një perspektivën të qartë, të mbajnë ndjesitë ndaj BE-së pozitive.

Askujt nuk do t’i pëlqente që të ktheheshin nga vetja dhe të shihnin për bashkime të vogla, kushdo do të donte të përfshihej në një bashkim të madh. Por nëse nuk ka shpresë, nëse nuk ka perspektivë, hapësirë, atëherë, patjetër që bashkime të vogla mund të ndodhin”.

Please follow and like us: