Albspirit

Media/News/Publishing

Blushi: Këta po i vënë shkelmin e fundit Republikës, Rama-Meta duan kohë të zgjidhin përplasjen mes tyre

Pas dështimit të seancës së parë për zgjedhjen e Presidentit të ri, kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka komentuar sërish kërkesën e PS-LSI për shtyrje të afatit të regjistrimit të koalicioneve në KQZ. Blushi thotë se me këtë kërkesë Rama e Meta duan të fitojnë kohë për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërmjet tyre, jo se kanë hallin e opozitës.

“Po i vënë shqelmin e fundit Republikës. Janë dy ngjarje të pafalshme; e para është kërkesë absurde e Edi Ramës dhe Ilir Metës, që me një copë letër duan të ndryshojnë Kodin Zgjedhor, duke mos përfillur një nen i cili parashikon që partitë dhe koalicionet regjistrohen 60 ditë përpara zgjedhjeve. Sot jemi fiks 60 ditë përpara zgjedhjeve. Në qoftë se KQZ e merr përsipër këtë nen, ka shkatërruar përfundimisht zgjedhjet sepse në qoftë se data 18 prill shtyhet me një letër të Ilir Metë dhe Edi Ramës, pse data 18 qershor nuk shtyhet me një letër të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Në qoftë se 18 prilli ndryshon padrejtësisht nga KQZ-ja nesër, edhe 18 qershori ndryshon për reciprocitet. Ky koalicion nuk ka funksionuar dhe si mund të shkojnë në zgjedhje kur po e fusin vendin në arbitraritet dhe në kaos kushtetuese. Jemi në çadër. Gjithë Shqipëria është në çadër. PD është në çadër dhe në çadër është edhe LSI dhe Rilindja”, u shpreh Blushi.

Please follow and like us: