Albspirit

Media/News/Publishing

Blushi: Rama, grusht shteti me Metën

Partia LIBRA, e drejtuar nga Ben Blushi, ka reaguar pas kërkesës së PS-LSI për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve në zgjedhje.

LIBRA deklaron se kjo kërkesë dëshmon për varësinë politike të KQZ nga qeveria dhe cenon standardet zgjedhore pa nisur zgjedhjet.

Partia e Blushit e cilëson këtë vendim si një grusht shteti të partive në pushtet.

DEKLARATA E PLOTË E LIBRA PER ZGJEDHJET

Dy partitë që qeverisin prej katër vitesh i kane kërkuar sot KQZ të ndryshojë afatet e regjistrimit të koalicioneve zgjedhore.
LIBRA gjykon se kjo kërkesë, të cilën KQZ me sa duket do ta marrë parasysh, dëshmon për varësinë politike të këtij institucioni nga qeveria dhe cënon standardet zgjedhore pa nisur zgjedhjet. Të shtysh afatin e regjistrimit të koalicioneve pas datës 18 prill është njëlloj si të shtysh 18 qershorin.
Kjo kërkesë antiligjore, e cila i fut zgjedhjet në një rrugë të panjohur, nuk mund të ketë asnjë efekt, pasi KQZ nuk e ka tagrin të shtyjë një afat të përcaktuar në menyrë të qartë nga Kodi Zgjedhor i Republikës, i miratuar me 3/5 e Parlamentit.
LIBRA denoncon këtë tentativë, e cila nuk bëhet për të përmirësuar standartet zgjedhore, por për të mbyllur llogaritë e koalicionit qeveritar, i cili po saboton zgjedhjet me marrëveshje.
Në kushtet kur vendi po mbetet pa President, pa Zgjedhje, pa Sistem Drejtësie, LIBRA e konsideron këtë akt një grusht shteti të partive në pushtet dhe të një partie në opozitë, të cilat po sabotojnë institucionet për shkak të korrupsionit, dhe frikës nga drejtësia.
Ne do bëjmë gjithshka që zgjedhjet të zhbllokohen, që shqiptarët të kenë nje President të mbështetur nga populli, që shqiptarët të kenë mundësi të zgjedhin të lirë duke rrëzuar kastën e tre partive të vjetra, të cilat nuk kanë aftësi t’i afrojnë vendit stabilitet dhe progres.

Please follow and like us: