Digjet raundi i parë, nuk paraqitet asnjë kandidaturë për President
Ka dështuar komisioni i Ligjeve për procedurën e zgjedhjes së Presidentit të ri.
Do të duhen edhe 7 ditë nga sot që raundi i dytë të zhvillohet, me qëllim paraqitjen e ndonjë kandidati.
“Deri në këtë moment nuk kemi asnjë kandidaturë të paraqitur, raundi i dytë duhet të zhvillohet jo më vonë se 7 ditë nga dita e sotme. Kushtetuta përcakton që çdo kandidat duhet të mbështetet nga të pakten 20 deputetë. Kandidati për president duhet të plotësojë formularët e dekriminalizimit, të plotësojë formularët e pastërtisë së figurës”- tha kryetarja e këtij komisioni, Vasilika Hysi.
Sipas Hysit, raundi quhet i kryer edhe kur nuk ka kandidat.
Sot Komsioni i dërgon raport parlamentit, ku theksohet se nuk ka asnjë kandidat per President.