Intervista e plotë për “POLITICO”, kryeministri Rama: BE-ja rrezikon të përballet me një “makth” nëse shpresat e Ballkanit shuhen
Kryeministri Rama ka dhënë një intervistë për POLITICO, ku ka folur për raportin e Shqipërisë dhe Ballkanit me BE-në, vizionin e tij se si duhet të shihet Ballkani nga Evropa, akuzat e Maqedonisë ndaj tij dhe mundësinë e bashkimit të Kosovës më Shqipërinë.
Kryeministri shprehet për situatwn në Mqaqedoni se: “Sulmi mbi platformën është shumë i rrezikshëm sepse është lloji i politikës që nxit ndarje jo bashkim … Gjëja e fundit që i duhet Maqedonisë, gëja e fundit që na duhet të gjithëve ne, është të nxisim përplasje ndëretnike,sepse nuk i kontrollon dot këto lloj gjërash.”.
Sa i përket Kosovës dhe bashkimit të saj më Shqipërinë Rama thekson se: ““Jo, sepse e vetmja mënyrë për të mbajtur Ballkanin në këtë gjendje paqeje dhe bashkëpunimi … është të mbajnë hapur rrugën drejt BE-së, të mbajnë një perspektivën të qartë, të mbajnë ndjesitë ndaj BE-së pozitive”.
Por kryeministri Rama ka edhe një mesazh për BE-në. “Europa do të përballet me një “makth” nëse Ballkanasit “çmenden” sepse hiqet nga axhenda anëtarësimi në BE, me rajonin duke u shndërruar në një “zonë gri ku aktorë të tjerë kanë më shumë ndikim se Bashkimi Europian.”
Më poshtë intervista e plotë e Ramës për POLITICO me autor Andrew MacDowall:
“Pak bashkim’ me Kosovën është i mundur nëse Brukseli i kthen kurrizin rajonit, thotë Edi Rama për POLITICO.
Tiranë, Shqipëri— Kryeministri shqiptar tha se një bashkim midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të përjashtohet nëse prespektivat e anëtarësimit në BE për venden e Ballkanit Perëndimor zbehen.
Në një intervistë për POLITICO që mbulonte gjithashtu një krizë poltike në Maqedoninë fqinje, zgjedhjet e ardhshme në atdhe dhe frymëzimi që ai merr nga Toni Bler, Kryeministri Edi Rama tha se Europa do të përballet me një “makth” nëse Ballkanasit “çmenden” sepse hiqet nga axhenda anëtarësimi në BE, me rajonin duke u shndërruar në një “zonë gri ku aktorë të tjerë kanë më shumë ndikim se Bashkimi Europian.”
Disa nacionalistë shqiptarë do ta dëshironin një bashkim mes Shqipërisë dhe Kosovës, territori verilindor me maxhoritetin etnik shqiptar që njëzëri deklaroi pavarësinë nga Serbia në 2008. Partia më e madhe opozitare e Kosovës do të zhvillojë një referendum lidhur me bashkimin me Shqipërinë, edhe pse kjo është përjashtuar shprehimisht nga Kushtetuta e Kosovës.
I pyetur nëse do ta përjashtonte mundësinë e bashkimit me Kosovën, Rama tha: “Jo, sepse e vetmja mënyrë për të mbajtur Ballkanin në këtë gjendje paqeje dhe bashkëpunimi … është të mbajnë hapur rrugën drejt BE-së, të mbajnë një perspektivën të qartë, të mbajnë ndjesitë ndaj BE-së pozitive. Askujt nuk do t’i pëlqente që të ktheheshin nga vetja dhe të shihnin për bashkime të vogla, kushdo do të donte të përfshihej në një bashkim të madh. Por nëse nuk ka shpresë, nëse nuk ka perspektivë, hapësirë, atëherë, patjetër që bashkime të vogla mund të ndodhin.”
Shumë njerëz kanë frikë se bashkimi midis Kossovës dhe Shqipërisë mund të shkaktojë një qëndresë në Ballkan, si ajo që u shkallëzua në luftë në vitet 1990 ndërsa Jugosllavia u copëtua. Bosnja dhe Maqedonia do të bëheshin vecanërisht të brishta nëse kufijtë mund të mendohen si të mundshme për tu kontrolluar sërish. Rama tha se bashkimi me Kosovën nuk ishte “dëshira ime por një alternative e mundshme ndaj derës së mbyllur të BE-së.
Një artist, ish basketbollist i skuadrës kombëtare dhe ish Kryebashkiak i Tiranës, Kryeministri socialist u takua me POLITICO-n në zyrën e tij të ajrosur, ku muret ishin të zbukuruara me dizajne shumëngjyrëshe dhe një bluzë futbolli me emrin e ish-kapitenit të skuadrës së Shqipërisë Lorik Cana varet në një nga karriget e zyres.
‘Mungesë vizioni’
Të alarmuar nga rritja e paqëndrueshmërisë dhe tensionit në rajon, drejtuesit e BE-së rikonfirmuan muajin e kaluar “mbështetjen e qartë për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.” Por procesi i anëtarësimit ka humbur vrullin për shkak të problmeve të brendshme të BE-së, kundërshtia popullore në vendet e ballkanit për të prannuar anëtarë të rinj dhe shqetësimet lidhur me korrupsionin dhe cilësinë e ulët të demokracisë në vendet e Ballkanit.
Shqipëria, si fqinjët Serbi, Maqedoni dhe Mali i Zi, është formalisht një kandidat për anëtarësim në BE. Vetëm Serbia dhe Mali i Zi kanë nisur bisedimet për anëtarësim, megjithatë, shihen si vite larg anëtarësimit. Kosova ka një Marrëveshje Stabilizim Asocimi me Brukselin, në një hap të hershëm drejt një anëtarësimi të mundshëm në BE.
Rama paralajmëron se ndalimi i anëtarësimeve mund ta destabilizojë Europën, duke thënë “alternative do të ishte një makth për njerëzit dhe vendet e Europës.”
“Ka një mungesë kuptimi, ose një mungesë vizioni kur nuk kuptojnë se rajoni ka nevojë për Evropën, por edhe Evropa ka nevojë për rajonin, për një Evropë të sigurtë dhe të qetë,” tha ai. “Si mundet bashkimi të jetë i qetë e i sigurt nëse Ballkani çmendet? Si mundet Bashkimi Europian ta lejojë në zemër të vet një zonë gri ku aktorë të tjerë të luajnë një rol më ndikues sesa vetë BE-ja? Kjo është e pakuptimtë në termat e sigurisë e të stabilitetit.”
Shenja të fundit të paqëndrueshmërisë në Ballkan përfshijnë retorikën luftarake midis drejtuesve të Kosovës dhe Serbisë, aludimet lidhur me mbështetjen Ruse për një grusht të tentuar në Mal të Zi, kërcënimet nga autonomët serbë të Bosnjës për tu shkëputur dhe një krizë politike e zgjatur në Maqedoni, që e la vendin pa qeveri.
Rama tha se ai nuk sheh një luftë të re në rajon “si skenar i parë” por qetësimi i tensioneve “varet shumë nga BE-ja dhe SHBA-ja.”
Mbështetja për anëtarësimin në BE në Shqipëri dhe shumicën e vendeve të tjera të rajonit mbetet e lartë, pavarësisht skepticizmit në rritje në Serbi e Maqedoni. Rama tha se pavarësisht problemit të tij, BE-js ka një lloj “magjie” për Ballkanin Perëndimor, ashtu sic e pati për themeluesit e saj pas Luftës së Dytë Botërore, dhe ka frymëzuar liderat e rajonit të punojnë më nga afër.
“Sot në Evropë, keni një gjeneratë që nuk pa asnjë luftë. Ne jemi një gjeneratë [në Ballkan], ne pamë luftë, e morrëm mesazhin,” tha Rama.
“Vizitova Beogradin 68 vite pas vizitës së fundit të një Kryeministri shqiptar në Beograd,” tha ai. “Kolegu im [Kryeministri Serb Aleksandar Vučić] erdhi këtu [për të] parën herë. Sa për t’ju treguar sa shumë gjërat kanë lëvizur në drejtimin e duhur prej magjisë së Evropës. Por nëse kjo magji europiane zbehet, më besoni, gjërat mund të shkojnë shumë keq.”
Ka nga ata në qeverinë Serbisë që besojnë se Rama po përdor një ton më nacionalist në Kosovë tani sepse e kanë akuzuar në atdhe që po miqësohej tepër me Beogradin dhe tani është vetëm pak muaj larg zgjedhjeve të përgjithshme.
Akuzat Maqedonase
Rama është akuzuar edhe sikur i ka hedhur benzene zjarrit të Ballkanit përmes rolit të tij në krizën Maqedonase. Partitë që përfaqësojnë minoritetin me etni shqiptare në Maqedoni, që kanë ekuilibrin e pushtetit pas zgjedhjeve të Dhjetorit, hartuan një platformë pas një takimi me Ramën në Tiranë. Ajo kërkon të drejta më të gjëra për shqiptarët e Maqedonisë, që përbëjnë gati çerekun popullsisë, ku përfshihet edhe të bërit e shqipes gjuhë zyrtare në të gjithë vendin.
Platforma ka qënë në fokus të protestave në rrugë, dhe Presidenti Gjorge Ivanov ka thënë që ajo mund të “shkatërrojë vendin” dhe ta vejë Maqedoninë “në një pozicion vartësie apo varësie lidhur me një shtet tjetër.”
Rama mbrojti platformën e tha se ai vecse kishte ndihmuar të mblidhen politikanët shqiptarë të Maqedonisë dhe nuk po mundohej të ndërhynte në punët e brendshme të vendit.
“Ka një mit të krijuar në Shkup për qëllime politike që partitë shqiptare po ndjekin një platformë të shkruar në Tiranë. Kjo është një gënjeshtër, një mit pa shije i krijuar nga politikanë,” tha ai. “Sulmi mbi platformën është shumë i rrezikshëm sepse është lloji i politikës që nxit ndarje jo bashkim … Gjëja e fundit që i duhet Maqedonisë, gëja e fundit që na duhet të gjithëve ne, është të nxisim përplasje ndëretnike,sepse nuk i kontrollon dot këto lloj gjërash.”
Ai shtoi që shqiptarët në Maqedoni kanë një “të drejtë absolute të kërkojnë për barazi të plotë me vëllezërit e tyre maqedonas,” dhe që platform kërkon gjerësisht të drejta e liri të shtruara në Marrëveshjen e Ohrit në 2001 e që përfundoi me konfliktin e armatosur midis forcave të sigurisë Maqedonas dhe guerrilasve me etni shqiptare.
Në atdhe, Rama vetë përballet me krizat e veta politike në rritje, me opozitën që bojkoton parlamentin dhe kërcënon të mos ketë kandidatë në zgjedhjet e përgjithshme të caktuara për 18 Qershor duke lëshuar deklarata që vota nuk do të jetë e lirë dhe e ndershme. Rama deri tani ka refuzuar kërkesat që ai të dorëhiqet dhe një qeveri teknike të menaxhojë zgjedhjet, që ai tha se do të mbahen në kohë.
“Nuk mund të mbahet peng procesi demokratik, nuk mund të mbahet peng kushtetuta,” tha ai.
Me deputetët e opozitës dhe mbështetësit e tyre të mbledhur në cadër jashtë zyrës së kryeministrisë, dhe problemeve me partnered e koalicionit në rritje, Rama ka nevojë për aftësitë politike të heroit të tij Toni Bler për të negociuar në muajt e ardhshëm.
Rama ka përdorur këshilltarët politik të Blerit në qeverinë e tij (sic ka bërë edhe Vučić) dhe ka krijuar miqësi me ish-kryeministrin britanik dhe ish-këshilltarin e tij Alaster Kambell. Ble i bëri një vizitë private Ramës në shtëpinë shtetërorë pritjes në bregdet vitin e kaluar dhe Kambell e përfshiu në librin e tij të titulluar “Fituesit: dhe si e arrijnë suksesin.”
“Nëse Toni Bler dhe Alaster Kambell dhe Neë Labour nuk do të ekzistonint, nuk do isha bërë politikan,” tha Rama. “Atakanë qënë frymëzimi im. Çfarëdo qe Iraku, nuk është aspak arsye për të harruar gjërat e mëdha që ka bërë Toni Bler, dhe sa Kryeministër i zoti ishte.”