Ivica Daçiç i përgjigjet Ramës: Bashkimi me Kosovën, kërcënim për rajonin dhe Europën
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç i është përgjigjur deklaratave të Edi Ramës për bashkimin e vendit tonë me Kosovën. Në një intervistë për Politico, Rama tha se nëse nuk integrohemi në BE, një bashkim më i vogël do të ishte alternativë, bashkimi me Kosovën.
Daçiç tha se deklarata e Ramës për Shqipërinë e Madhe paraqet kërcënim për rajonin, por edhe për Europën.
“Çfarë do të ndodhte nëse Vuçiç kërkon krijimin e Serbisë dhe Republikës së Serbisë nëse nuk hyjmë në BE? Jam i sigurt se të gjithë do të dëgjonim akuza ndaj Serbisë”, u shpreh ministri Daçiç.
Ai kritikoi Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe për mosdënimin e deklaratave të Ramës.
“Deri kur do të heshtni kur dikush kërcënon Serbinë? Apo heshtja është pjesë e miratimit?”, pyet Daçiç në reagimin e tij.