Albspirit

Media/News/Publishing

Koalicionet, sot data e fundit e regjistrimit, KQZ: S’ka shtyrje

Sipas Kodit Zgjedhor dhe afateve të miratuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot është afati i fundit që koalicionet zgjedhore të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Teksa opozita nuk është regjistruar as si parti e jo më si koalicion, mazhoranca e ka ende të pa mbyllur këtë proces. Edhe pse afati skadon sot, PS dhe LSI nuk kanë firmosur ende së bashku. Dilemës se, nëse KQZ, sikundërse analizoi se PD-në mund ta regjistronte jashtë afateve dhe nëse kjo logjikë mund të përdorej edhe për koalicionin, i dha fund dje vetë ky institucion.

Përmes një sqarimi zyrtar, KQZ sqaron se “afati i fundit është 19 prilli dhe nuk ka asnjë vendim për shtyrjen e këtij afati”. PS nuk e ka përmendur këtë çështje ditën e djeshme, LSI duket se nuk është gati të firmosë sot, të paktën nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli që të zgjidhë ngërçin politik.

Please follow and like us: