Meta: Shtyrja e regjistrimit të koalicioneve, shans për opozitën
Ilir Meta sqaroi se kërkesa që PS dhe LSI bënë në KQZ për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve ka për qëllim qetësimin e situatës politike në vend si dhe t’i japë kohë opozitës për të hyrë në dialog me mazhorancën.
“PD dhe shumë parti opozitare nuk janë regjistruar në KQZ, as si subjekte dhe as si koalicione. Një afat i ri është kontributi që jepet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Përpjekja për t’i dhënë kohë opozitës është një provë tjetër transparence”,- tha kreu i LSI-së nga Fieri.
Kjo deklaratë e Metës vjen pak orë pas kërkesës për shtyrje të afatit për regjistrimin e koalicioneve.
Please follow and like us: