Albspirit

Media/News/Publishing

“Ne me bukë dhe ju me gurë…”, Berisha i përgjigjet Ramës me artikullin e “European Western Balkans”

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit aktual Edi Rama, i cili tha se ndërkohë që opozita reagon me gurë, ata reagojnë me bukë.

Kësaj deklarate, Berisha i është përgjigjur me një shkrim të publikuar në portalin “European Western Balkans”.

“Për sa kohë kompromisi shihet si dobësi dhe të gjitha vendimet politike merren në bazë të fuqisë së njërit apo tjetrit, e ardhmja demokratike e Shqipërisë nuk duket shumë e ndritur”, shkruan autorja e shkrimit, Sarah Wohlfeld.

Gjatë paradites së sotme, lidhur me kërkesën në KQZ për shtyrjen e rregjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit, Edi Rama ka shkruar në tëitter: “Kërkesa KQZ-së është e koalicionit PS-LSI&Etj si shprehje vullnetmirë ndaj PD&Etj. Po asnjë merak nëse ne me bukë e ata me gurë deri në fund.”.

REAGIMI I BERISHËS

Edi Rama per karrige permbys demokracine!
– Ai tha sot se: ne me buke, opozita me gure!
– Ne te vertet, ai me krim dhe drogen, kurse opozita po mbron vlerat themelore te demokracise!

Ja se çfare shkruajne sot per manjakun e karriges mediat e huaja! sb

“Analiza në median e huaj: Zgjedhjet pa opozitën, një farsë”

“European Western Balkans”, portali informativ kushtuar integrimit europian të Ballkanit, i cili ka partneritet me agjenci dhe fondacione prestigjioze si “German Marshall Fund” apo “Konrad Adenauer Stiftung” ka publikuar një analizë lidhur me situatën e nderë politike në Shqipëri.
Autorja Sarah Wohlfeld shkruan se pa pjesëmarrjen e PD-së, zgjedhjet parlamentare do të ishin një farsë dhe demokracia e vendit do të dëmtohej për vitet e ardhshme.
“Për sa kohë kompromisi shihet si dobësi dhe të gjitha vendimet politike merren në bazë të fuqisë së njërit apo tjetrit, e ardhmja demokratike e Shqipërisë nuk duket shumë e ndritur”, shkruan Wohlfeld.

Please follow and like us: