Albspirit

Media/News/Publishing

OMSCA-1 nxori në qarkullim romanin ‘NJË BURRË I QUAJTUR UVE”

Shtëpia Botuese OMSCA-1 nxori ne qarkullim romanin  NJË BURRË I QUAJTUR UVE me autor FREDRIK BACKMAN.

 

Në attach është kopertina.

 

Doli në qarkullim libri që ka pushtuar zemrat e miliona, e miliona lexuesve, duke korrur një sukses të jashtëzakonshëm dhe duke u ngjitur në majat e klasifikimeve në mbarë botën: romani NJË BURRË I QUAJTUR UVE, i autorit tashmë me famë botërore Fredrik Backman. Romani që është përkthyer në të gjitha gjuhët kryesore e në mbarë kontinentin europian, tashmë është përshtatur edhe në ekranin e madh, ku ka patur sukses të madh si edhe libri.

 

Uvja ka parime të patundura, rutinë të rreptë, ai mendon se rregullat janë bërë për t’u ndjekur dhe se shenjat rrugore janë vendosur që të zbatohen. Njerëzit e quajnë atë “një fqinj i hidhur.” Por a mund të jetë “i hidhur” Uvja vetëm se nuk ecën me një buzëqeshje të stampuar në fytyrë përgjatë gjithë kohës? Prapa kësaj fasade të jashtme të çuditshme ka një histori të dhembshme, në themel të së cilës ngrihet madhërishëm një dashuri e jashtëzakonshme, e cila ndërthuret shumë natyrshëm gjatë gjithë romanit, me ngjarjet që zhvillohen në këtë libër…

 

…Dhe zanafilla e ndryshimeve për Uven nis pikërisht kur një mëngjes nëntori një çift i ri llafazanësh, bashkë me dy vajzat e tyre të vogla futen aksidentalisht me makinë në oborrin e Uves dhe dëmtojnë kutinë e tij postare. Gjithçka do të nisë pikërisht në këtë takim me këtë burrë 59 vjeçar e të çuditshëm, që më pas do të na çojë drejt një rrëfimi mbresëlënës e të mrekullueshëm.

 

Të dhëna teknike:

 

Titulli: NJË BURRË I QUAJTUR UVE

Autor: FREDRIK BACKMAN

Përkthyese: Oriana Tamburi

Redaktor: Loredan Bubani

Shtëpia Botuese: OMSCA-1

Faqe: 352

Çmimi: 1000 lekë

Please follow and like us: