Blushi akuza PS-LSI: Po shtyni zgjedhjet me procedurë
Deputeti Ben Blushi, themeluesi i Libra-s e ka marrë fjalën i pari në nisje të seancës plenare. Në sallë mungon Edi Rama, ndërsa seanca drejtohet nga Meta.
Ben Blushi i ka bërë thirrje KQZ-së të mos çmendet dhe të mos firmosë kërkesën për shtyrjen e afatit të regjistrimit në zgjedhjeve.
Ai foli edhe për raundet e dështuara për zgjedhjen e Presidentit, duke thënë se po bëhet qëllimisht për ta shtyrë zgjedhjen e Presidentit pas 18 Qershorit.
Pjesë nga fjala e Blushit në parlament
Vetëm nëse KQZ çmendet mund të japë miratojë letrën e Ramës dhe Metës. Sepse KQZ nuk mund të shkelë Kodin Zgjedhor . Kodi ei thotë qartë 60 ditë përpara zgjedhjeve regjistrohen koalicionet. Ky afat ka skaduar dje. Ku ndryshoni ju nga PD-ja në çadër? PD do të shtyjë 18 Qershorin ju doni të shtyni 19 prillin? Procedura është streha e fundit e atyre që duan të bllokojnë të vrasin zgjedhjet. Sa herë Edi Rama ka një hall i jep një copë letër të firmosë Gramozit. (Ruçit). Njësoj si në kongres një vit më parë edhe tani Edi Rama kërkon të shpëtojë me procedura.
Tani po digjni edhe Presidentin? A ka mundësi një shumicë që pretendon se ka numra, se qeveris, se paska 90 mandate, kjo shumicë po djeg të gjitha raundet e presidentit. A keni parë jë parlament më qesharak se dje në orën 6 thotë do djeg presidentin, kandidat nuk ka, raundi dytë sot në 3? A mund të ndodhë kjo? Më pak se 24 orë? Dhe pretendoni se po i jepni kohë opozitës për të negociuar. Ju mund të mos keni respekt për veten, po a keni respekt për Republikën?
Çfarë republike është kjo që nuk e di kush do jetë presidenti i vet! Presidentin nuk e di asnjeri. Pse po e bëni këtë? Se nuk keni repsekt për institucionet. Presidenti do jetë një i deleguar në presidencë. Duke pretenduar se po i jepni kohë PD, në fakt, po blini kohë. Doni të shkoni në zgjedhje të parakohshme?
Besoni se zgjedhjet e parakohshme e zgjidhin këtë krizë? E keni gabim. Zgjedhje e parakohshme nuk e zgjidhin këtë krizë. Ça bëjnë zgjedhjet e parakohshme? Do ristartojnë afatet proceduriale. Atë që nuk e bëtë dot në 18 prill doni ta bëni për zgjedhjet e parakohshme. Po kjo është fatale.
Doni ta zgjidhni presidentin pas zgjedhjeve? Mundet. Dikush nga këta të dy që firmosën atë letrën për KQZ, mund të bëhet President. Doni ta zgjidhni pas 18 qershorit? Doni ta shtyni 18 qershorin me zgjedhje të parakohshme, ta bëni në 25 qershor, apo 11 qershor duke shtyrë datën e zgjedhjeve. E keni në dorë. Duke zhbërë një dekret.
Tjetër çfarë? Do shkoni në koalicion bashkë? Po kjo nuk e zgjidh krizën. Jeni të bindur që me zgjedhje të parakohshme, ato që janë në çadër do ju vijnë në çadër? Atë s’e dimë. Do i lusja të dalin nga andej dhe vijnë në zgjedhje. Do doja të merrnin pjesë të gjithë.